Gjyqtarja Shpëtime Pitaku shkarkohet nga detyra

26 Korrik 2024, 21:00Kronika TEMA
Gjyqtarja Shpëtime Pitaku shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 26 korrik vendimin e shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Durrësit, Shpëtime Pitaku. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Firdes Shulin. Gjyqtarja Pitaku nuk ishte e pranishme në seancën e shpalljes së vendimit, por u përfaqësua nga avokatja e saj, Romina Zano.

Gjatë seancës dëgjimore më 24 korrik, Pitaku u pyet dhe dha shpjegime për bilancet negative në vlera të mëdha në shumën totale 65 milionë lekë, si dhe për probleme të tjera për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin është përmbyllur hetimi paraprak. Ajo pretendoi se përmbysi barrat e provës për pasurinë dhe kërkoi riçeljen e hetimit administrativ për figurën dhe profesionalizmin.

Kryesuesja Pine njoftoi të premten se ishte rrëzuar kërkesa e subjektit për riçeljen e hetimit, pasi gjetjet e konstatuara në kriterin e pasurisë, ishte të mjafueshme për vendimarrjen.

Shpëtime Pitaku e ka nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Durrës. Në vitin 2015, Pitaku u kallëzua në Prokurori nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për dyshime për fshehje pasurie, por hetimi u mbyll pa rezultat.

4 Komente

  1. A
    Ai

    Te shoqerofte kançerri nga mbrapa!!!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Marinela

      po c'patet me Timen?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klevici i Fadhiut

        Kot ka thene komisioni i deklarimit te pasurive , ajo e gjora do e kete pàsur te falur mga nje kushri i 17 dhe te falur nga syergjyshja . Vetem keta gjyqtare , prokurore e politikane kane njerez e damare pe buthe qe ju falin pasuri miliona lek e euro ne fakirve nuk na japin nje kate pa lere me miliona , si eshte e mundur keta njerz te more e te pásur qe falin ne fukarenj e kakthar .

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje Fakir

          Shume vone ekeni shkarkuar ??? Ajo e ka nisur punen si gjyqtare keq duke bere pazare ,dhe ai qe i jepte sa donte ajo e fitonte GJYQIN . Jam nje viktime e gjyqit te saj fallco per nje prone ne curila ja dha atij qe si takonte ,nuk po permend emra dhe sot e kesaj dite jemi ne gjyq per njepjese te tokes ,por fal arkives se Shtetit qe i ka ruajtur dekumentat origjinale qe nga 1900-ta dhe nga viti 1967 kur u shtetezua prona nga Shteti I kemi gjetur por ste lene allish verishet qe jane bere me pare dhe sot jemi duke luftuar qe Shpetime Pitarka ta kthej ate qe ka mare jo ne emrin e saj , prandaj e ka me hak largimin nga puna ,e ka shfrytezuar ne MAXIMUM ka perfituar ne saj te pozicionit si gjyqtare e pa ngopur .Haram i Paste e ndjekte hija e fakireve

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje