Plagosi me thikë 26-vjeçarin, arrestohet i riu në Tiranë

8 Mars 2026, 12:05Kronika TEMA
Plagosi me thikë 26-vjeçarin, arrestohet i riu në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçari i cili ka plagosur me thikë në shtetas. Në pranga u vu shtetasi S. V., 26 vjeç, pasi në rrugën “Mine Peza”, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. C., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e mëtejshme procedurale rezultoi se ndaj shtetasit A. C. ishte dhënë më herët një vendim nga Gjykata e Tiranës, e cila e kishte dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”. Policia bëri ekzekutimin e këtij vendimi.

Materialet procedurale i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje