Arrestohet i riu në Tiranë: Dyshohet se i dogji makinën një 26-vjeçareje (VIDEO)

8 Mars 2026, 10:27Kronika TEMA
Arrestohet i riu në Tiranë: Dyshohet se i dogji makinën një

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fire Trail”. Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, ndodhur dy ditë më parë.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 26-vjeçare, në orët e para të datës 06.03.2026 në rrugën “Theodhori Bej”, për motive të dobëta.

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 02:00, të datës 06.03.2026, në rrugën “Theodhori Bej”, ishte djegur automjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases M. T., 26 vjeçe, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Fire Trail”, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta, për shkak të një konflikt të mëparshëm me një familjar të saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime te mëtejshme.

1 Komente

  1. L
    Lango

    Vetem mashkull nuk munde ti thoshe se burre nuk eshte ...... Ky do jeté nga ata te Bufit komunist qe hedhin molotov dhe fshehin koken , buburrece

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje