Deputeti i PS Ardit Bido ka komentuar ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Delvinë, ku në një gjimnaz një nxënës u godit me armë të ftohta nga disa bashkëmoshatarë.
Ai është shprehur se këtë ngjarje shumë deputet e kanë përdorur si material për politikë, ku sipas tij shumë prej tyre nuk kanë lidhje me Delvinën.
“Fëmijët e Delvinës nuk janë material për politikën e ditës
Prej disa ditësh po dëgjojmë deputetë që nuk kanë asnjë lidhje me Delvinën, që nuk e njohin qytetin dhe nuk kanë shkelur kurrë këtu, të cilët janë kujtuar të bëjnë politikë me një ngjarje të rëndë që ndodhi në gjimnazin e qytetit.
Le t’i themi faktet me radhë, pa zhurmë.
Pak ditë më parë ndodhi një ngjarje e rëndë në gjimnazin e Delvinës, ku një nxënës u godit me armë të ftohta nga një bashkëmoshatar. Nuk reagova menjëherë, sepse një ngjarje e tillë kërkon zbardhje dhe përgjegjësi, e jo llomotitje politike nga Tirana.
* Agresori është proceduar nga Komisariati i Policisë së Delvinës për përdorimin e armëve të ftohta, jo për “gozhdë”, siç u përpoqën ta deformojnë disa deputetë që mezi presin të bëjnë politikë duke përdorur fëmijët‼️
* Shkolla ka vepruar menjëherë duke mbledhur komisionin e etikës dhe më pas komisionin disiplinor.
* Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar ka marrë masa duke pezulluar drejtuesit deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave disiplinore.
Pra, institucionet kanë vepruar dhe po ndjekin çdo hap të kësaj çështjeje.
Ndërkohë, Kryetari i Bashkisë së Delvinës ka qenë menjëherë pranë familjes së fëmijës së lënduar, duke ofruar mbështetje morale dhe çdo ndihmë të nevojshme, që ai të kthehet në shkollë i shëruar dhe i sigurt.
Ndërsa disa deputetë në Tiranë llomotisin për kamera, këtu në Delvinë njerëzit merren me zgjidhjen e problemit.
Nxënësit që protestuan treguan karakterin e Delvinës, një karakter që nuk përkulet para askujt dhe asgjëje.
Por këtë karakter nuk mund ta përdorni ju që llomotisni nga Tirana për të bërë politikën e ditës, ndërkohë që nuk e njihni në asnjë qelizë karakterin delvinjot”, u shpreh deputeti.
PO EDHE NE KOHEN E ENVERIT KISHTE RASTE TE TILLA GRINDJE TE RINJSH....VETE TE RINJTE ADOLESHENTE JANE THJESHT NE FLUKS DHE NE LEVIZJE........ EDHE BULLIZMI EKZISTONTE....NE BENIM NE KONVIKT DEBATE PER ORIGJINEN ,,,PSG LEBERIT NUMERO IN NGA DHJETE HERONJ TE FAHATIT ,GJE ERALE ETE TJERE ,NE SKOSHIM CFARE TE THONIM SE MUND TE LAVDEROHESHIM VEC PER GJELA DETI.....E KESHTU KALONIN DITET E VITE....KUR KISHTE MBREMJE VALLEZIMI KISHTE GRUSHTE ,,,, E TE TJERA.....PROBLEMI DUHET TE PERQENDROHET TEK DISIPLINA DHE NIVELI I MESIMIT ...TE TJERA JANE TE MOSHES ,TE KOHES SEPSE BEHET FJALE PAE GATI 70 VJET DIFERENCE.......PATJETER QE DUHET TE KETE KUJDES POR MOS E TEPRONI.......JETA DO BEJE DIFERENCEN NDERMJET TE RINJVE....NUK MUND TE BEHEN TE GJITHE NJESOJ......KONKURENCA DHE DIVERGJENCAT E COJNE JETEN PERPARA...
po mre po. po kur do arrestohet kryekrimineleli sali karagjic fazlici, e keni hetuar per lidhjet me fazlicin, pse e futi ne mbledhjen e keshillit te sigurise kombetare, kush e detyroi, e dini sa ka vrare berisha, kur keni ardhe ne shqiperi pyetini shqiptaret sa ka vra berisha, sa her vjen spak-skap u ben nje mut ne tavoline iken. kush eshte me kriminel saliu apo belinda. saliu ka vrare ne gerdec, tropoje, ne shkoer me 21 janar, ka vrare remzi hoxhen trebicken 150 ne tropoje , a mund te na thoni cfare tjete si vetem per njeren me keto akuza denohet me burgim te perjeteshem, apo keni zgjedhe te merreni me gra se jane me te pambrojtura. po te krahasohet berisha me belinden berisha denohet 20 burgime per belinda , sic thote gazmira bardhi 35. berisha ka nje avantazh nepermjet fazlicit eshte i lidhur me srbet, e favorizon edhe sllobadanka nena e grues tij. arrestojeni halene se qelbi gjithe shqiperin. klodiana lala akoma e ben shurren ne nevojtoret e spak-skap-it