Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s'do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

7 Mars 2026, 13:53Kronika TEMA
Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës

Mazhoranca ka propozuar ndryshime në ligjin për Gardën e Republikës pas dështimit të garës për zgjedhjen e drejtuesit të ri. Projektligji i depozituar në Kuvend nga deputetja socialiste Antoneta Dhima parashikon heqjen e konkursit për përzgjedhjen e drejtorit të Gardës. Sipas ndryshimeve të propozuara, drejtori do të emërohet drejtpërdrejt nga Kryeministri me propozim të ministrit të Brendshëm. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu heqjen e disa kritereve ligjore, mes tyre edhe kërkesën për arsimim në nivel master.

Pas dështimit të garës për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Gardës së Republikës, mazhoranca ka ndërmarrë hapin e radhës duke kërkuar ndryshime në ligjin për Gardën dhe në kriteret për përzgjedhjen e drejtuesit. Deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima, ka depozituar në Kuvend projektligjin për ndryshimet në ligjin për Gardën.

Në këtë projektligj që A2 CNN e disponon, propozohet ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes së drejtuesit të Gardës, duke hequr konkursin. Sipas propozimit të ri, drejtori i Gardës do të zgjidhet pa konkurs, me emërim të drejtpërdrejtë, ministri i Brendshëm do t’i propozojë Kryeministrit emrin e kandidatit dhe më pas Kryeministri do të vendosë për kreun e ri të Gardës.

Ligji aktual, i ndryshuar së fundmi në vitin 2024, parashikon se Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës emërohet nga Kryeministri me propozim të ministrit dhe i jepet grada “Drejtues Madhor”. Por kandidati duhet të përzgjidhet pas një procesi konkurrimi të hapur, të bazuar në parimet e mundësive të barabarta, meritokracisë dhe mosdiskriminimit.

Ndërkohë, në propozimin e ri hiqet konkurrimi dhe përcaktohet se “Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë emërohet nga Kryeministri me propozim të ministrit dhe i jepet grada ‘Drejtues Madhor’. Ai përzgjidhet nga radhët e punonjësve të Gardës që mbajnë gradën ‘Drejtues i Parë’ ose ‘Drejtues i Lartë’”.

Përveç heqjes së konkursit, projektligji vendos edhe një kufizim të ri, drejtori i Gardës duhet të zgjidhet vetëm nga radhët e punonjësve të Gardës dhe nuk mund të vijë nga jashtë institucionit.

Po ashtu, projektligji parashikon shfuqizimin e shkronjave “d” dhe “dh” të nenit 17, që lidhen me kriteret që duhet të plotësojë drejtori i Gardës. Me këto ndryshime hiqet edhe kërkesa për arsimim në nivel master. Konkretisht, shfuqizohet kriteri që drejtori të ketë përfunduar ciklin e dytë të arsimit të lartë në fushën e rendit ose sigurisë, si dhe kriteri për përvojë pune jo më pak se 10 vite në këtë fushë.

Të gjitha këto ndryshime që pritet të bëjë mazhoranca në ligjin për Gardën për zgjedhjen e drejtuesit duket se përforcojnë edhe faktin se gara e hapur më herët dështoi, pasi një nga aplikantët që pritej të zgjidhej në krye të Gardës nuk përmbushte disa nga kriteret ligjore, mes tyre edhe ciklin e dytë të arsimit të lartë, atë të masterit, kriter që tashmë pritet të hiqet nga ndryshimet në ligj. 

4 Komente

  1. T
    Të flasim hapur

    Çfare është ky kriter Masteri? E bete Masterin.si gjellë qensh. Edhe kamarierët jane me Master ne Shqipëri. Jo se kjo nuk ndodh ne vende te tjera, por nuk është kriter te mbarosh Master per te gjetur nje punë. Drejtori i Gardés mund te kete mbaruar vetëm Bachelor por ka 20 vjet experience professionals, sa per 10 masters. Kriteret per rolin ne punë vihen ne Baze te njohurive qe kerkohen, karakteristikat e personit, mjeshterite qe ka, dhe experiences. Ne qoftë se disa njohuri merren vetëm duke bere mastering, atëhere vihet Masteri si kerkesë. Por jo se "është bukur te jesh masterin". Mbushen universitetet me studentë te masterit, dhe as vetë nuk e dine pse e bëjne, por "thonë qe është bukur te kesh Masterin". Këtu ne Angli Bachelori është i rendesishëm per ato punë që kerkojne nivel Bachelori. Shumica e studentsve mbarojne Bachelor dhe shkojne ne punë. Nuk pyet njeri per Master. Jane me shumë te huajt nga Azia dhe Afrika që vijnë per Master. Aresimi ne Shqipëri do nje revisionim total, por jo partiak, jo politik, dhe jo me komplekse kunder aresimit te para 1990 që ishte shumë efektiv. Tema e artikullit ishte per Drejtorin, por prekte edhe qualifikimet e nevojshme per te gjetur punë. Nuk e di si pergatiten ne Shqipëri ndertuesit, mekanikët, elektriçistët, hidraulikët, teknikët e gazit, kuzhinjerët, stilistët e flokëve, terapistët e bukurisë, grimiorët, etj. Ne kohën e Enverit kishte shkolla profesionale, por tani kane dalë jashtë perdorinit sepse duhen kamarjerë me juridik. Bëhet gjyqi ne mes te lokalit, vjen kamarjeri avokat. Te mbron tjetri.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komandantin e Gardes duhet ta zgjedhe vetem KM

      Garda nuk eshte korporate apo OJF, konkurs per komandantin e gardes eshte nje gomarrllek qe ndodh vetem ne Tirane. Komandanti i gardes duhet te zgjidhet nga KM, pra nga z.Rama, pike. Rendi kushtetues dhe institucionet nuk mbrohen nga njerez me CV plot doktorata e mastera. Ajo pune do bythe, don trima e patriote qe nuk u ben terr syri nga sulmet e falangave si ato te Sali vrasesit te sektit famekeq te PD terroriste.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kurizo

        Shumë e drejte. Kur pergjegjesine mbahen nga Qeveria atehere ajo duhet të kete përgjegjësi të plote edhe në zgjedhjen e drejtuesve të institucioneve me rendesi kombetare. Ja Pam hajrin konkurseve - Rezultati - shoqate mediokrish në drejtim. I njejti ndryshim duhet bëre edhe për dekanet rektoret e fakulteteve. Ku studentet vendosin , në konflikt interesi, për drejtuesit e tyre. Kjo nuk është demokraci por nëpërkëmbje e saj - në emer të “demokracisë “ po forcojme shoqaten e mediokerve të cilet hecin perpara pa levizur, ngjiten duke qendruar në gjunje , ngrihen duke terhequr!

        Përgjigjjuni
        1. G
          Garda ka marrë fund

          Sa të gatshëm jeni që të gjithë të bëni Simonin sepse çfarë lexova me sipër dhe çfarë di unë për situatën në atë institucion dhe për garën që u zhvillua është bërë lufta për emrin e një ndyrësire si Simoni që është hajdut armësh dhe fishekësh gjobaxhi per emërimet dhe gradimet që ka bërë dhe do bëjë e shumë të tjera që nuk po lodhem ti shkruaj se me kot shkruajmë kur paligjshmëria ka vajtur në nivele të tilla.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje