EMRI/ Arrestohet efektivi i policisë, për trafik droge e shpërdorim detyre. I lidhur me grupin e Vlorës

7 Mars 2026, 13:41Kronika TEMA
EMRI/ Arrestohet efektivi i policisë, për trafik droge e

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me operacionin e zhvilluar këtë të shtunë në qytetin e Vlorës. Mësohet se është arrestuar një punonjës police i lidhur me grupin e Vlorës.

I arrestuari është identifikuar si punonjësi i policisë Rezart Kuci. Ai akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Më parë mësohet se ka qenë shef seksioni policisë shkencore, DVP Kukës.

Ai gjithashtu ka qenë zëvendës Shef Komisariati për Hetimin e Krimeve në komisariatin e policisë Nr.1 dhe zëvendës Shef Komisariati/Shef për Hetimin e Krimeve DVP Vlorë.

1 Komente

  1. M
    MALLAKASTRIOTI

    Nuk vihet asgjëkund kshu me kta maskarenj me uniformë. Duhet bër shembull për të tjerët që, Ai punonjës policie që njollos uniformën e shënjët të policisë së shtetit Duhet të dënohet me dënim kapital 25 vjet,ti nxjerri kokërr më kokërr, Nëse bëhet kjo nuk do ket bir kurve ta njollos atë uniformë. Kjo ngelet në vullnetin e politikës shqiptare që të nxjerrin ligj apostafat për kto qelbësirllëqe. Duam drejtësi ja kkshu vihet drejtësia duke ashpërsuar ligjin. Ndryshe s'ka për tu bër kurrë shqipëria

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje