Plagosje me thikë në Berat, 53-vjeçari qëllohet gjatë konfliktit për pronat

5 Shkurt 2024, 17:00Kronika TEMA
Plagosje me thikë në Berat, 53-vjeçari qëllohet gjatë

Një 53-vjeçar ka mbetur i lënduar me thikë pas një konflikti në qytetin e Beratit.

Policia ka arrestuar një 56-vjeçar si autor të ngjarjes, i cili dyshohet se pas një konflikti pronësie ka qëlluar me thikë shtetasin me inicialet E.D.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, arrestuan në flagrancë shtetasin E.D., 56 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me mjetin e tij shtetasin J.V., 53 vjeç, banues në Berat, duke i shkaktuar dëmtime", njoftoi policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

 

 

Lini një Përgjigje