FOTOT: Ja ku i kishte fshehur 203 kallëpë tritoli grupi kriminal nga Kosova

5 Shkurt 2024, 11:49Kronika TEMA

FOTOT: Ja ku i kishte fshehur 203 kallëpë tritoli grupi kriminal nga

Policia publikoi pamjet e operacionit të koduar “The same” ku u godit grupi kriminal që trafikonte armë dhe lëndë eksplozive nga Kosova drejt Shqipërisë.

Eksplozivi ishte fshehur në kutitë e lëngjeve 'Eco frut'. 

Si rezultat i operacionit policor të koduar “THE SAME”, më datë 04.02.2024, në afërsi të urës së Gjolës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:


Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan.

Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas kosovarë.

Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg. Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

 

1 Komente

  1. R
    Rezi

    Këta nuk duhen lejuar të shpëtojnë paq, më kujtojnë Xhaferr Devën, geni i tij vazhdon të shfaqet sa herë drejtuesit në Kosovë e kanë pisk. Pse janë kaq të ligj?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje