Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku ka mbetur viktimë një 18-vjeçar.
Bëhet e ditur se makina që drejtohej nga 21-vjeçari Meglind Zeneli ka dalë nga rruga dhe për pasojë pasagjeri 18-vjeçar Dorian Belba ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, Gerald Verçani 19 vjeç, Janikos Shyti 20 vjeç, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, për momentin jashtë rrezikut për jetën.
O zot ki meshire per keta te rinj! Te te ike djali ne lule te jetes…Ngushellime prindereve! bjerini more djema mendjes! Kush nxitoi, asnjehere nuk fitoi! Sa te rinj nga Librazhdi kane humbur jete ne ate rruge..dhe gjithmone nga shpejtesia…!
ngushellime familjes.ai nuk kthehet me se shkoi tek zoti por o zot jepu mend te tjereve , se po ikin ne lule te rinise.