Një grua është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ka urdhëruar zjarrvënien e automjetit të një 42-vjeçari.
41-vjeçarja Dorina Stafaj ishte kthyer nga Italia me qëllimin për t’i vënë flakën banesës dhe automjetit të ish të dashurit të saj, 42-vjeçarit të identifikuar me inicialet K.S.
Për këtë ajo kishte kërkuar ndihmën e të vëllait të identifikuar me inicialet M.S., 35 vjeç, tashmë të shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në krim. Është ai që shfaqet në pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë.
Pista kryesore hetimore të cilën po hetojnë blutë e qytetit bregdetar është ajo e hakmarrjes, konfirmojnë për Euronews Albania burime zyrtare. Kjo është mbështetur në dëshminë e 41-vjeçares tashmë të arrestuar.
“Me K.S., kemi pasur një histori dashurie. Ja kam blerë unë automjetin dhe shtëpinë, por e kam lejuar t’i regjistrojë në emër të tij në shenjë mirëbesimi.
Pasi u ndamë nuk munda t’i marr mbrapsht këto pasuri dhe prandaj vendosa të hakmerrem.
Për këtë gjë u ktheva nga Italia, sepse u ndjeva e mashtruar prej tij. Dua të më kthehen pasuritë e mia dhe kërkoj ndihmën e institucioneve për këtë.”
Sipas burimeve, 41-vjeçarja ka ardhur nga Italia së bashku me një shtetas italian, 58-vjeçarin e identifikuar me inicialet F.C., i cili po hetohet për moskallëzim krimi.
Megjithëse, asnjë prej të dyve, shtetasi italian dhe e arrestuara, nuk ka pranuar gjatë pyetjes në polici se kanë një lidhje mes tyre.
debile......
Ja që paska dhe meshkuj kurva, jo vetëm femra.
Pse nuk thote qe punonte ne rruge per personin,,,o paska blerevshtepi dhe makines,,,ptu karakurve,,,kemi ,30 vjet pun ne emigrim po' na shqyhet bytha,,, per nje shpi,,