Vodhi makinën e parkuar, si u kap 40 vjeçari në Laç kur po shkonte për ta shitur

4 Shkurt 2024, 10:09Kronika TEMA
Vodhi makinën e parkuar, si u kap 40 vjeçari në Laç kur

Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e Laçit pasi tentoi të vidhte një automjet tip “Lancia” që ishte parkuar poshtë një pallati.


Në pranga ka rënë G.N, banues në Laç. Siç shihet nga pamjet e sigurisë 40 vjeçari ka vjedhur pasi është siguruar se nuk kishte persona përreth, ka vjedhur automjetin dhe është larguar në drejtim të një tjetër qyteti me qëllim që ta shiste.

Por në momentin që pa se po ndiqej nga policia, braktisi automjetin dhe u largua me vrap duke përfituar nga errësira.

Arrestimi i tij është bërë i mundur pas disa orësh. Ndaj 40 vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja”.

1 Komente

  1. H
    Homer

    Kokrra e malokut por sot nuk shet dot nji pule te vjedhme

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje