Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për trafik të lëndëve narkotike është arrestuar në Mirditë.
22-vjeçari është akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Shtetasi G.J nga Mirdita u kap i fshehur në një banesë në Rrëshen, ku po punohet për ekstradimin e tij në Itali.
Gjykata e hetimeve paraprake në Milano, Itali, me vendim penal të datës 03.11.2023, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, i akuzuar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike’ kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal Italian.
Lini një Përgjigje