“Plumbi i Artë” - Xhulian Hoxha dëshmon në GJKKO: Erjon Alibej porositi vrasjen e Kastriot Kilës

8 Prill 2025, 11:22Kronika TEMA
“Plumbi i Artë” - Xhulian Hoxha dëshmon në GJKKO:

Në GJKKO po mbahet seanca e radhës për gjyqin e ‘Plumbit të Artë'. Seanca u shty për ditën e sotme pas kërkesës së Henrik Hoxhaj, ku mbrojtja e tij kërkoi më shumë kohë për të përgatitur pyetjet për Nuredin Dumanin.

Xhuljano Hoxha citohet të ketë thënë në seancë se Erjon Alibeaj i ka treguar si e ka porositur vrasjen e Kastriot Kilës. Më tej ai ka deklaruar se organizatori i këtij akti kriminal është Alibeaj jo Suel Çela.

“Në një nga takimet që kam zhvilluar me Erjon Alibeaj, ai më ka folur për vrasjen e Kastriot Kilës. Ai më ka tregu se si e ka porositur vrasjen e Kastriot Kilës. Financues dhe organizator i kësaj ngjarje është Erjon Alibej, jo Suel Çela” ka dëshmuar ai.

Ndërkohë Alibej ka thënë se mediat duhet të presin edhe pak pasi Nuredin Dumani të mbarojë dëshminë e tij, ai do të tregojë gjithçka.

Erion Alibeaj: Doja të sugjeroja që mediat të bëjnë durim, sepse pasi të mbarojë Nuredin Dumani dëshminë e tij dhe unë do flas për gjithccka. Nga deklarimet e mia, kanë për të dëgjuar mediat për të gjithë Suel Çelat. Unë do i them të gjitha. Janë thënë shumë të pavërtetë dhe trillime, sugjeroj mediat mos të nxitohen derisa të japim dhe ne deklarimet tona.

 

Lini një Përgjigje