Po eksploronin 'Qafën e Valbonës', turistët belgë 'ngecin' në dëborë! Ndihmohen nga policia

11 Prill 2026, 08:30Kronika TEMA
Po eksploronin 'Qafën e Valbonës', turistët belgë

Dy turistë nga Belgjika që kishin mbetur të bllokuar në zonën e njohur si Qafa e Valbonës janë shpëtuar nga Policia e Kukësit. 

Sipas njoftimit zyrtar Policia është njoftuar rreth orës 14:00 të një dite më parë nga turistët, të cilët teksa po eksploronin Alpet e Valbonës, nuk mund të vijonin lëvizjen për shkak të dëborës dhe terrenit malor.

Pas disa orësh kërkime intensive në këmbë, efektivët e Policisë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit arritën të gjejnë turistët në “Qafën e Valbonës”, 

Fatmirësisht, dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë akomoduar në një bujtinë në Valbonë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, është marrë njoftim se 2 turistë nga Belgjika, duke eksploruar Alpet e Valbonës, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me ekipin e kërkim-shpëtimit Valbonë, organizuan punën dhe nisën kërkimet për lokalizimin e turistëve.

Pas disa orësh kërkime në këmbë, nga shërbimet e Policisë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit Valbonë, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”, u lokalizuan dy turistët që kishin mbetur të bllokuar.

Turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë akomoduar në një bujtinë në Valbonë. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe ekipin e kërkim-shpëtimit për ofrimin e menjëhershëm të ndihmës.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që, për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

1 Komente

  1. N
    Njoftim, aktivizim

    Dy turistët Belg janë agjent. E kanë sajuar me dashje vështirsit në Valbonë pasi një Belg me emrin Hugo Huyghebaert ka humbur në Kinë para disa ditëve, dhe gjoja eksplorojn vënde të ndryshme të botës.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje