Policia ka arrestuar 5 të rinj në Valias, të cilët akuzohet se po transportonin drogë me makinë me qëllim për ta shitur.
Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale:
-A. P., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-E. G., 22 vjeç, Sh. N.(G.), 20 vjeç (vëllezër), E. P., 26 vjeç dhe E. B., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Uniformat blu kanë ndaluar në Valias 2 automjetet ku udhëtonin të rinjtë, makinën tip “Audi” me drejtues 25-vjeçarin dhe pasagjer shtetasin me iniciale E. P., si edhe makinën tip “Jaguar” që e ndiqte nga pas, me drejtues shtetasin 23 vjeçarin dhe pasagjerë shtetasit me iniciale Sh. N.(G.) dhe E. G, të cilët tentuan të largoheshin në momentin e ndërhyrjes së Policisë.
2 pakot me drogë, me peshë totale 5.300 kg, që dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen, u gjetën në Audi.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Valiasi”.
Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 5 shtetas të përfshirë në një rast të shitjes së 5 kg Cannabis Sativa.
2 prej tyre po transportonin lëndën narkotike, me automjet, ndërsa 3 të tjerët i shoqëronin me një automjet tjetër.
Sekuestrohen 2 pakot me Cannabis Sativa, 2 automjetet dhe 5 celularë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur lëndë narkotike.
Si rezultat i operacionit të koduar “Valiasi”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. P., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-E. G., 22 vjeç, Sh. N.(G.), 20 vjeç (vëllezër), E. P., 26 vjeç dhe E. B., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga burimet operative, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Valias, 2 automjetet e dyshuara, automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjer shtetasin E. P. dhe automjetin tip “Jaguar” që e ndiqte nga pas, me drejtues shtetasin E. B. dhe pasagjerë shtetasit Sh. N.(G.) dhe E. G, të cilët tentuan të largoheshin në momentin e ndërhyrjes së Policisë.
Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 5 kilogramë e 300 gramë, që dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen.
Haaa droge ne fillime mendova cocaïne ...po çfare droge mooooo isha nje jave ne New-York te mbyste era e hashishit rrugeve , ne mos gabohem ishte shitje e lire . Nuk jam duhan pires kur nuk je duhan pires nuk je as konsumator hashishi por duhet lejuar e kontrolluar ku shteti mer edhe takses , treguar i zi nuk funksionone ka vêtem bénéfice . Duhet lejuar edhe droga edhe prostitutioni kur shkone ne Thaïlande ne Bangkok mbushur lokalet me femra kujt i pelqen eshte i lire dhe krimi eshte ne nivelé me te ulet .