Po transportonte ilegalisht emigrantë, arrestohet 30-vjeçari në Pogradec, nuk iu bind policisë për të ndaluar

10 Shtator 2023, 15:27Kronika TEMA

Po transportonte ilegalisht emigrantë, arrestohet 30-vjeçari në

Një 30-vjeçar nga Durrësi është vënë në pranga, pasi u kap duke transportuar në mënyrë ilegale emigrantë.

Shtetasi F.Q po transportonte kundrejt pagesës shtetasit e huaj me qëllim kalimin e kufirit, në fshatin Kalivaç të Pogradecit, në momentin që u lokalizua nga policia.

Sapo pa se po ndiqej nga policia, ai ka tentuar të largohet me shpejtësi me automjet, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar.

Gjatë kontrollit në automjetin tip fugon, u gjetën 29 emigrantë, të cilët kishin qëllim lëvizjen drejt vendeve të BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat  celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

Lini një Përgjigje