Policia bllokon aktivitetin e gurores së Rrajave në Borizanë

8 Korrik 2023, 18:50Kronika TEMA

Policia bllokon aktivitetin e gurores së Rrajave në Borizanë

Forca të shumta të policisë i kanë vendosur shiritin gurores në pronësi të Xhelal Rrajës në Borizanë të Krujës.

Bllokimi i aktivitetit të gurores është bërë tre ditë pas ngjarjes së rëndë, ku anëtarë të fisit Rraja, duke përfshirë edhe djalin e deputetit tashmë të dorëhequr të PS-së, Rrahman Rraja, Rexhepin, dhunuan barbarisht vëllezërit Maja.

Forcat e policisë nga Tirana kanë bllokuar guroren, ndërsa prej mëngjesit të sotëm FNSH dhe RENEA po ushtrojnë kontrolle për kapjen e Rexhep dhe Xhelal Rrajës.

Aktualisht është njoftuar reformimi i plotë i Komisariatit të Krujës, dhe mesa duke ligjin e ka marrë në dorë Policia e Tiranës dhe drejtori Tonin Vocaj.

Vëllezërit Maja ishin ankuar për shpërthimet me dinamit në këtë gurore, pasi po shkaktonin dëmtimin e banesave të tyre, por morën si përgjigje dhunën nga anëtarët e fisit Rraja dhe të afërmve të tyre.

Deri tani, pas hekurave për ngjarjen e rëndë janë 8 persona, dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

12 Komente

  1. T
    Ton

    Mban kush pergjegjesi per lejen? Eshte totalisht ne kundershtim me ligjin? Kush e ka dhene? A e dini we turistet ne Kruje cuditen me kto gurore ...

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sovrani

      Pse vetëm të këtyre. Të gjitha ndotin mjedisin kaq vjet. Nuk ka gurore afër qendrave të banuars

      Përgjigjjuni
      1. T
        TURIEMIGR

        BRAVOOO!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. T
          TURIEMIGR

          BRAVOOO!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. v
            vesel

            Nuk duhet vetem bllukuar por urgjentisht duhet tu hiqet licenca ketyre krimineleve te veshur me kostumin e politikes.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Ben

              Mbylleni ...jo bllokojeni rrafshojeni.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Keta jemi, ky eshte niveli

                Nje shenje me ne fund....

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gerdeci

                  Me ne fund..., Rrajat t 'i shperblejne te dhunuarit dhe t'ua rregullojne edhe shtepite.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fred

                    Te arrestohet dhe komisari i policise qe kercenonte viktimat. Kulmi i korrupsionit!

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Juliano

                      Turp për policinë, reagon vetëm atëherë kur ka viktima. Ministri duhet të largohet, sepse është një komisariat i tëri, në kundërshtim me ligjin, ku kemi disa të dëmtuar fizikisht.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vetem Show

                        Eshte vetem per Show! Per nje jave jane jashte keta dhe me business as usual! Po te kete seriozisht Ramut Rrahja, fillon sekuestron assetet e kesaj qenerie barbare me emrin Rilindiot “Rrahja”.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kasemi

                          Rrajat sipas ligjit ne fuqi duhet te shlyejne demet qe kane bere ne shtepite e fshatareve dhe t'u hiqet licenca per tere jeten.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje