VIDEO/ Policia detaje për aksidentin te Ura e Dajlanit: 18-vjeçarja ndërroi jetë në vendngjarje. Tre të plagosur...

16 Janar 2026, 07:44Kronika TEMA

Policia ka dhënë detaje mbi aksidentin e frikshëm të ndodhur mbrëmjen e djeshme më zonën e njohur si Ura e Dajlanit.

Blutë bëjnë me dije se veç 18-vjeçares që ndërroi jetë në vend dhe shoferit që u plagos, si pasojë e përplasjes janë lënduar edhe dy këmbêsorë.

Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

 

5 Komente

  1. G
    Gangesterat

    Shofere pordhace qe mendojne se jane me te mire se shumakeri , sidomos kur kan femra ne makine , aksidente ndodhin kudo ne bote por ktu esht shum e egzagjeruar kjo situate . Gjynah vajza ne lule te rinise dhe familja e shkrete.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baca

      Kujt i duket se makina eshte ngadalte, te trajnohet per helikopterr a avion, dhe ja u zgjidhe. Viktima u prehte ne paqe!

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vrases

        Nese i shpeton vdekjes mbylleni ne qyp pergjthmone vrasesin.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Secili te veten

          Po ata qe e kane ndertuar, mbikeqyrur punimet, kolauduar dhe marre ne dorezim objektin, nuk kane asnje pergjegjesi? Guardrail-i vendoset pikerisht per te shmangur aksidente te tilla. Me vjen keq per vajzen qe iku, ngushellime familjes. RIP

          Përgjigjjuni
          1. T
            Treni

            Arsyeja është gjithmonë vetëbesimi i tepruar ose alkooli.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje