Dorëheqja e Shkëlqim Hajdarit, Qeveria miraton rregullat për përzgjedhjen dhe emërimin e Inspektorit të ri të Përgjithshëm

15 Janar 2026, 19:40Kronika TEMA
Dorëheqja e Shkëlqim Hajdarit, Qeveria miraton rregullat për

Pas dorëheqjes së Shkëlqim Hajdarit, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përcakton rregullat dhe procedurat për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin, disiplinën dhe shkarkimin nga detyra të Inspektorit të Përgjithshëm.

Vendimi është marrë me propozim të ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit dhe bazohet në ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas vendimit, përcaktohen kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për këtë funksion, procedura e aplikimit dhe e përzgjedhjes, mënyra e vlerësimit të performancës në punë, si dhe hapat që ndiqen në rastet e masave disiplinore, lirimit apo shkarkimit nga detyra. Inspektori i Përgjithshëm do të emërohet dhe shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Vendimi synon të garantojë transparencë, objektivitet dhe standarde profesionale në drejtimin e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

2 Komente

  1. T
    Tufinsi

    Paska dhene dorheqje kompetenti. E hongri kete vend dhe njerzit e ketij vendi deri ne palce

    Përgjigjjuni
    1. E
      Egersisht i korruptuar ishe Hajdari prokuror

      Ky palaco i korruptuar si ish prokuror e ka vendin ne burg.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje