Vranë Martin Çeçon dhe e hodhën në rezervuar, Gjykata e Apelit të Tiranës liron nga burgu 3 autorët e dyshuar!

15 Janar 2026, 13:36Kronika TEMA
Vranë Martin Çeçon dhe e hodhën në rezervuar,

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie" për tre autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços.

Tre autorët e dyshuar, Valter Mollaj, kushëriri i tij Edlir Mollaj dhe çobani Bledi Angjo janë liruar nga Gjykata e Apelit, pasi kjo e fundit ka konstatuar humbjen e fuqisë së paraburgimit të caktuar në datë 20.06.2022, për shkak të tejkalimit të afatit të qëndrimit maksimal.

Hetimet për vrasjen vijojnë për të 3 personat.

Lidhur me ngjarjen, rikujtojmë se 26 vjeçari Martin Çeço u vra dhe më pas u hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit, në qershor të vitit 2022.

Të tre u arrestuan pas dëshmisë së Tina Pajollarit, e cila vijon të jetë në burg lidhur me ngjarjen.

Kjo e fundit u arrestua më vonë, pasi dyshohet se ka qenë e pranishme në momentin e vrasjes.

5 Komente

  1. U
    Uji

    Dëmshpërblim do marin kta

    Përgjigjjuni
    1. B
      Babo

      Rezultati i reformes zgjatje pa fund hetimeve dhe normal shuarje e afateve. Por mbi te gjitha mire qe te dyshuarit per vrasje ikin ne shtepi por asnje nuk mban pergjegjesi. VK

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirana

        Mbase ka krahe viktima.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Lirohen autoret e vrasjes, vazhdon burgu per personin qe ishte e pranishme ne vrasje. Kjo eshte drejtesia e ripjelljes .

          Përgjigjjuni
          1. s
            sali

            Gjyqsori i koruptuar shqiptar ,shtyn ceshtjet qe te kalojne afatet qe kriminelet te lirohen sepse kane paguar gjyqtaret

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje