Policia Rrugore intensifikon kontrollet në kryeqytet, arrestohen 35 shoferë dhe bllokohen 42 automjete

7 Korrik 2025, 15:08Kronika TEMA
Policia Rrugore intensifikon kontrollet në kryeqytet, arrestohen 35

Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar prezencën në terren, me qëllim parandalimin e aksidenteve, ndëshkimin e shkelësve dhe menaxhimin e trafikut patrulla dhe mjete bashkëkohore, në të gjitha akset hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit.

Si pasojë gjatë javës së fundit janë arrestuar dhe proceduar 35 drejtues mjetesh dhe janë bllokuar 42 automjete.

Në fokus të policisë janë:

Parandalimi/eleminimi i zhurmave shqetësuese të shkaktuara nga marmitat e modifikuara, që cenojnë rendin dhe qetësinë publike;

Lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga automjete/apo biznese, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe IMT;

Sigurimi i përdorimit të kaskës mbrojtëse dhe jelekëve fosforeshentë nga drejtuesit e motomjeteve;

Ndëshkimi i drejtuesve që qarkullojnë nën efektin e alkoolit;

Shkeljes së sinjalistikës rrugore;

Policia Rrugore do të vijojë kontrollet pa ndërprerje, në çdo orë dhe në çdo segment rrugor, për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë për të gjithë.

 

 

1 Komente

  1. A
    Admir

    Gjithe keto shofere te arestur per ndertim gradacelash ne tirane , nga ish klubi partiźani .ne bulevardin e ri , tek liqeni se ne zonat e tjera kane mare leje ñdertimi nga dumani.Nè autostraden Tirane Dures keto ndertojne pa leje.Ky eshte shteti qe duam , kjo eshte drejtesia qe funksionon.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje