Prokurori i shkarkuar përfiton 70% të pagës në KLP, edhe pas moshës së pensionit

10 Tetor 2025, 17:40Kronika TEMA
Prokurori i shkarkuar përfiton 70% të pagës në KLP, edhe pas

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi mes diskutimesh të premten me 9 vota pro dhe dy kundër që të miratojë kërkesën e prokurorit Lazër Çardaku për ta mbajtur statusin e magjistratit edhe tre vjet nga mbushja e moshës së pensionit, pavarësisht se është shkarkuar nga KPK që prej nëntorit të vitit 2024.

Relatori i çështjes, Sokol Stojani parashtroi se prokurori Çardaku, i cili ka mbushur moshën e pensionit 67- vjeç, ka kërkuar të qëndrojë në detyrë deri në moshën 70 vjeç.

Sipas nenit 64 të ligjit për “Statusin e gjyqtarëve dhe dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, magjistrati del në pension pleqërie në moshën 67- vjeç, por me kërkesën e tij, mund të qëndrojë në detyrë deri në moshën 70- vjeç.

Stojani solli në vëmendje të Këshillit se prokurori Çardaku është shkarkuar nga detyra prej KPK-së dhe po pret shqyrtimin e ankimit të tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Po ashtu, relatori vërejti se Çardaku është i pezulluar nga detyra dhe se nuk jep asnjë kontribut në sistemin e drejtësisë. Stojani tha se projekt-vendimi ka ardhur me shumicë votash nga komisioni, pasi ai ka votuar kundër.  Ai shtoi se dy anëtaret e tjera të komisionit, Ledina Riza dhe Mirela Bogdani janë shprehur pro kërkesës së Çardakut, që t’i jepet mundësia për të ruajtur statusin.

“Po përdoret shteti si lopë. Një njeri që nuk jep kontribut, nuk mund të paguhet. Ne nuk mund të paguajmë njerëz kur nuk bëjnë asnjë punë.  Dhe duhet bërë një projekson për njerëzit që dalin në pension,” tha Stojani.

Stojani u mbështet vetëm nga anëtari Erind Mërkuri në Këshill, ndërkohë që nëntë anëtarët e tjerë e konsideruan ligjore kërkesën e Çardakut.

Në vijim, Stojani solli në vëmendje se Këshilli e kishte kryer më parë një gjë të tillë në rastin e prokurorit Pelivan Malaj, duke i zgjatur moshën e pensionimit nga 67 deri në 70 vjeç, ndërsa ishte i pezulluar prej shkarkimit nga detyra në shkallën e parë të vetingut. Sipas Stojanit, pak ditë para se të gjykohej në KPA, prokurori Malaj kishte kërkuar të dlite në pension, pa ju nënshtruar gjykimit përfundimtar të vetingut të tij.

Anëtari Erion Fjezulla konstatoi se magjistratët janë të pezulluar për shkak të shkarkimit nga detyra prej KPK, por Stojani ripërsëriti se nuk duhet përdorur shteti si lopë. Këshilli në vijim zhvilloi votimin prej nga kërkesa e prokurorit Çardaku për zgjatjen me tre vjet të statusit të magjistratit u mbështet nga 9 anëtarë të këshillit që votuan pro, ndërsa mbetën në pakicë anëtarët Sokol Stojani dhe Erind Mërkuri.

Prokurori i Tiranës, Lazër Çardaku u shkarkua nga detyra vitin e kaluar për probleme në kriterin e pasurisë, që në vlerësimin tërësor u konsideruan se e vendosnin në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia. Ai ka ushtruar ankim në Kolegj, ndërsa nuk ka ankim nga ana e Komisionerit Publik. Kolegji shqyrton me përparësi vendimet e Komisionit për të cilat Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka paraqitur rekomandim dhe që janë ankimuar prej Komisionerëve Publikë.

Mandati KPA përfundon në qershor të vitit 2026, kohë gjatë së cilës pritet të jetë përmbyllur edhe shyqrtimi i ankimit të Çardakut. Me vendimarrjen e KLP-së, Çardaku do të vazhdojë të përfitojë 70% të pagës edhe pse nuk do ta ushtrojë detyrën realisht./BIRN

9 Komente

  1. L
    Labeati

    Pra shikoni se cfare behet .Bejne qoka njeri tjetrit me parate e taksapagueseve.Mire ka thene Stojani shteti po milet si lope.Keto komisione jane kot kur ska kritere te forta.Tek ne derman eshte vendimi I njeshit si ne sistemin e kaluar por me kritere te forta we te mos abuzohet si ky lloj komision miqesh e shokesh.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      SA PARLAMENTI JU KA DHENE FUQI PSE NUK JA QINI NENEN TE GJITHE E?????

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vëzhguesi

        Çfarë bëhet kështu. Si mund të lejohet kjo? Neve këtu në Shqipëri paskemi dy qeveri, dy parlamente, paske.i dhe qeverinë e prokurorëve. Turp e faqe e zezë kur këta faqezinj shumica të korruptuar deri në palcë marrin vendime të tilla të turpshme në një kohë kur pensionistëve që marrin 100€ në muaj u rritet pensioni 2.5%. O qeveri ku je? O parlament ku je? Shkatërrojini këto rregulla idiote se latë nam me taksat e shqiptarëve

        Përgjigjjuni
        1. k
          kxp

          Dhe keta bastarde kerkojne edhe me shume te drejta e mbrojtje pasi ja q.n robt konceptit te drejtesise.Te dhjefsha reformen ne drejtesi o Rame.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mafia në veprim

            Mafia, mafia në veprim. Sistemi i drejtësisë është më i shkërdhyeri në vend. vetëm drejtësi nuk është. Gjykatësit dhe prokurorët janë të korruptuar deri në palcë. Me sebepin e pavarësisë kanë formuar shtet brenda shtetit.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Të bëfsha mutin reform

              E lëm me kaq.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Berlin

                Zgjidha… kundershim i vendimit der sa te marre forme te prere si dhe mase sigurie per vendimin e pare, ate te shkarkimit… qeverria e ka mendjen si te bejne pasarel dhe si te shtyhen para kanerave. Mire te na e bejne!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Salih

                  HAAAAHAAAA....NO KOMENT...TE SHKERDHEFSHA DREJTESINE DHE REFORMÈN....

                  Përgjigjjuni
                  1. Çika

                    Nuk e di por në se janë të vërteta shkaqet e shkarkimit e ""të ngarkimit""të këti plaku jurist përse duhet të diskutohet një qëndrim në dëm të shtettit A ka instanca më të larta në këtë shtet të telendisur nga vet ligjet që miratojë parlamenti në kuadër të reformës në drejtësi apo ska ?? Çfarë do të jap ky jurist i matufjepsur aq më tepër që me vendim të vetingut është larguar ?Përse po abuzon ky këshill apo kjo këngë do të këndohet për të gjithë anëtarët e këtij këshilli kur tju vijë koha ?.Po për financat e këtij shteti dhe taksat e këtij populli a e mendon njeri apo ska gjë se bije vai në lakrat e Këshillit dhe ska organ që ti shkurtojë duart atyre nëntë anëtarëve që kanë votuar pro për ta mbajtur në punë edhe pse sbën asgjë? O Rama urgjent more zotëri vendosi në binarë këto struktura të drejtësisë që kanë dalë dhe s'dihet se ku e kanë fundin . Vendos filtra me ligj dhe stukturë kontrolli po me ligj ,ndryshe nesër sistemi i drejtësisë me tërë këto kopetenca dhe pavarësi absolue që i keni dhënë do të bëjë grushtë shteti që do të ishte një përvojë ekstra albaneze për tu futur në librat e jurisprudencës . Si ore më përpara prokurorët gjykatësit kërkonin rritje pagash e fondesh se ndryshe do të kishim mangësi në dhëmien e drejtësisë ? Sot KLP merrë vendime po me pasoja për ekonominë Po pse ? Si e argumentojnë ? Jazëk ju qoftë o njërz të pështirë që jua ka thënë mirë Stojani kolegu juaj që e konsideroni shtetin si lopë për ta mjelur.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje