Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Dan Hutrën, të akuzuar për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave në mars të vitit 2023, shkruan A2 CNN.
Në total, Prokuroria kërkoi 3 dënime me burgim të përjetshëm dhe 1 me 35 vite burg për Hutrën.
Ai akuzohet se plagosi me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe dhe vrau shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Pas kësaj ngjarjeje shkoi Bathore dhe vrau me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe.
Mbajeni me bukë nha taksat tona. Po të kishim drejtesi, nuk do mund ta bënte, po duke ditur se vet drejtesia është vrasese, njerëzit vrasin.
Saliu eshte dakort !? Sepse po e denon regjimi norko shteti...