Protesta e opozitës, Policia: Disa efektivë të lënduar

24 Janar 2026, 19:30Kronika TEMA
Protesta e opozitës, Policia: Disa efektivë të lënduar

Disa efektivë policie janë lënduar nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt godinës së Kryeministrisë në protestën e opozitës.

Policia ka njoftuar se efektivët e lënduar po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Më herët, një person u dërgua me ambulancë për trajtim mjekësor, pasi mbeti i lënduar në protestën e opozitës.

Forcat e rendit hodhën gaz lotsjellës dhe ujë pasi protestues lëshuan bomba molotov dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë, sapo kryetari i PD, Sali Berisha, përfundoi fjalën e tij.

Menjëherë protestuesit u shpërndanë, ndërsa Berisha raportohet se u largua me makinë drejt selisë së PD. 

3 Komente

  1. F
    Fabio

    E forte kjo ndertesa e kryeministris , ta kishte dite Italiani qe do kishte nje Sali do ta kishte bere bunker. 36 vjete duke e qelluar e djegur. Po me duket beje adetin i gjujne cdo muaj shejtanit, sado qe ka vene roje Tikun.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ivanka Trump bunderr biseksuale

      Njeriu me ne rregull esht Llapaj tani sepse nuk ka asnje mekat ne shpinen e tij ndersa ky plaku i rrjedhur qe beri kte maskarade sonte garant qe i ka mbyllur protestat.tani vetem te prese goditje nga gjitha anet

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shiqerja

        Ca u be? U rrezua Ramsi apo akoma

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje