Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 57-vjeçarit Petrit Ndou, gjatë natës nga Andi Vokri, në aksin rrugor Mamurras-Krujë, Bushnesh.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se autori e ka goditur me sende të forta (çekiç) të ndjerin dhe se shkaku i konfliktit ka qenë për motive të dobëta.
Burime policore bëjnë me dije se debati ka ndodhur fillimisht me fjalë të tipit “Pse i jep makinës kështu? Do bëjmë aksident”.
“Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet informacion i plotë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mir e kan lokt, m shpell sun i grahet kerrit.
Pse nuk futet denimi me vdekje ,shumica e krimineleve qe kane vrare jane perjashta nga gjykatat e korruptuara shqiptare ,vrasje me cekic popull kafshe kush e degjon
Në Shqipëri duket se me tu marë vesh që është liruar një krevat në burg njerëzit nxitojnë të bëjnë një vrasje që të kapin krevatin.
Nga ta fillosh tek kjo Shqiperi e degraduar si popull dhe e korruptuar deri ne palce?
Dy vjet burg e del per sjellje te mire, kjo eshte Shqiperia Europiane,keta i lene rrugeve e Veliajn e mbajne brenda,Veliaj edhe nes ka vjedhur te pakten njeri nuk ka vrare.