
Dy të mitur në shkollën "Kolë Jakova" janë përleshur me njëri-tjetrin për një lojë, derisa njëri prej tyre nxorri një mjet prerës dhe e qëlloi bashkëmoshatarin në të dyja krahët.
Burimet e sigurta policore, treguan se 15 vjeçarët nuk e gjetën gjuhën në oborrin e shkollës teksa i plagosuri me inicialet M. L mësohet të ketë thënë se shokët që e sulmuan nuk ishin në një klasë me të, por në një klasë paralele të së njëjtës shkollë.
"Bashkë jemi shokë prej 3 vitesh dhe kur hyri K. në fushë ne e lejuam të luajë me top”, rrëfejnë dy të miturit në prani të psikologut, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur.
“E lejuam të lozë dhe kur mbaruam mësimin ja kërkuam që ta merrnim pas, por ai nuk pranoi”.
“I thashë,- deklaron në polici i mituri : ej po si na i more ashtu topin e nuk na le të luajmë?”
Por K është shprehur menjëherë pas kësaj pyetjeje: “Se jam gangster ndaj e mora”.
Në këtë moment ata janë konfrontuar thotë policia derisa i mituri M.L mbeti i plagosur. Policia shton se për përleshjen në shkollë, veçse u mor dëshmia fëmijës, janë pyetur edhe mësuesit dhe drejtoresha e shkollës.
Gjithashtu është bllokuar edhe kamera e sigurisë thotë policia që po i heton të miturit për armëmbajtje dhe për plagosje.
Stani i qelbur bulmet te qelbut do te prodhije,mos u lodhni kot me kete vend dhe me keta njerez. Kush do te shpetoje femijet e tij te largohet nga ky vend nje ore e me pare.