Përdhunimi i të miturës në Lezhë pas shantazheve, Prokuroria kërkon 46 vite burg për 5 të arrestuarit

28 Maj 2022, 09:11Kronika TEMA

Përdhunimi i të miturës në Lezhë pas shantazheve,

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 46.8 vite burg në total për 5 personat e vënë në akuzë për përdhunimin e një 15- vjeçareje në fshatin Tarazh të Mirditës.

Konkluzionet përfundimtare janë lexuar nga prokurori Ylli Pjeternikaj, i cili ka kërkuar dënimin me nga 15 vite burg për shtetasit Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi dhe Nikë Lleshi, si dhe 10 vite burg për shtetasin me iniciale A. GJ.

Por duke qenë se iu është pranuar gjykimi i shkurtuar, atyre iu zbritet 1 e 3-a e dënimit.

Nga hetimet e kryera, organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se 5 personat kanë konsumuar elemente të veprës penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18-vjeç”.

2 Komente

  1. o
    opq

    Ja shembulli konkret: ke një shkrim ku përdhohet në grup një minorene dhe asnjë mashkull nuk futet të komentojë të dënojë aktin. Ke shkrimin tjetër që femra tradhëton burrin dhe hidhen të gjithë meshkuj në sulm ta denigrojnë femrën se kanë frikë mos i tradhëton dhe gruaja e tyre....Për të ardhur keq, por kjo është shoqëria jonë maskiliste ku varfëria dhe injoranca veçse zgjerojnë terrenin e tyre.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajde fshatare hejde

      46 Vjet burg nuk te duket denim i aktit ty mi debile?

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje