Mbërrin i vdekur 2-vjeçari në spitalin e Bilishtit, dyshohet se ka pirë raki

27 Maj 2022, 13:00Kronika TEMA

Mbërrin i vdekur 2-vjeçari në spitalin e Bilishtit, dyshohet se

Një fëmijë 2-vjeçar ka mbërritur i pajetë në spitalin e Bilishtit, pasi dyshohet se ka konsumuar pije alkoolike. Fëmija është nga fshati Sul, Devoll.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ku dyshohet se fëmija ka pirë raki nga një shishe që familjarët e kishin lënë të hapur në banesë.

“Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”- thotë policia.

1 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Varfëria ekstreme ku në vënd të lodrave, pijet alkol, fotoksin, hedhje nga ballkoni, apo emërgim i përhershëm, flet qart situatën dëshpëruese në të cilën faktorët klimatik, pandemik,gjeografik., përballet çdo famile.Ngushëllime dhe u gëzofshi me një fëmij tjetêr.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje