Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv tregon se përse flet për kriminelet, politikanët e arrestuar, për aksionet e vazhdueshme të SPAK-ut. E bëj për fëmijët e mi, thotë gazetari, që nesër mos qeverisen nga fëmijët e këtyre politikanëve maskarenj dhe kriminelëve gjakatarë. Duhet të luftojmë për vendin tonë, shprehet ai, të përballemi me të keqen, sepse në këtë vend nuk duhet të vendosë e keqja, por ne, se ne jemi zotër të Shqipërisë sonë.
“Për fat të keq unë i njoh njerëzit e botës së krimit. Nuk kam dashur t’i njoh, por jam detyruar. Edhe kur nuk kam dashur unë t’i njoh më kanë gjetur ata sepse Shqipëria është një vend i vogël. Ndonjëherë më është dashur edhe të negocioj me ta. Ua njoh taktikat, kërcënimet, jam rrezikuar jo një herë, por shumë herë. Më kanë nisur edhe vrasës me pagesë.
Duhet të gjeja atë balancën e duhur dhe të lija atë batutën e famshme që është të filmi “Kumbari” që thotë: Nuk është asgjë personale, është çështje biznesi. Pra unë jam në këtë punë që mos ngatërrohem me bizneset e tyre. Pra mos hysh në marrëveshje me ta. Sepse nëse bahesh palë me ndonjë prej tyre, je automatikisht i rrezikuar nga grupi tjetër. Deri aty je si një pozicionin e arbitrit në një ndeshke volejbolli. Je ulur në një karrige dhe shikon ndeshjen, mban shënim, mundohesh ta kuptosh se kush po fiton, duhet të gjesh ku po bëhet intriga, ku bëhet hileja, duhet të sqarosh opinionin. publik, ta ekspozosh fenomenin, të bësh apel që duhet reaguar. Unë kam pasur mundësi pafund për të ikur nga ky vend, për të pasur një jetesë më të mirë.
E kam bërë emigracionin shumë shpejt që në 1991-shin. Kam pasur mundësi shumë te mira që t’i rrisja fëmijët e mi në vendet e Bashkimit Evropian dhe të mos kisha këtë stres që kam. Të gjithë më shohin në rrugë, unë jam me duar në xhepa. Nuk kam as badigardë. Neve na ruan vetëm profesioni dhe profesionalizmi në punën që bëjmë. Unë lëviz me duar në xhepa, mund të më gjesh në autobusin e unazës, në një taksi, jam në rrugë pikërisht sepse kam ndjekur profesionin tim. Në momentin që unë jetoj në këtë vend, po rris fëmijët e mi në këtë vend, unë mendoj që duhet të luftojmë për këtë vend. Shpeshherë më pyesin njerëzit:
A nuk ke frikë? Po të kisha prona, do kujdesesha për pronat që kam, por nuk i kam ato. Prona e vetme që kam është flamuri dhe unë luftoj për atë flamur kuqezi. Ky është vendi ynë dhe askush përveç nesh, asnjë ambasador, sekretar shteti, president i një vendi të huaj nuk do ta bëjë këtë vend. Këtë vend do ta bëjmë ne. Dhe që fëmijët e mi mos qeverisen nesër nga fëmijët e këtyre politikanëve maskarenj dhe kriminelëve gjakatarë, ne duhet të luftojmë vetë. Unë bëj luftë çdo ditë. Fëmijët i kam të rritur, tani janë në një moshë delikate se kanë kaluar adoleshencën dhe unë bëj luftë që mos ikin. Këtu është shumë e vështirë, sidomos kur zgjedh këtë rrugë.
Shpërblimi më i madh që merr sot është kur del në rrugë, kur shkon në çdo cep të Shqipërisë, vjen një njeri që nuk e ke takuar kurrë, të respekton, të paguan edhe kafenë, bën një foto. Ky është shpërblimi më i madh në punën që ne kemi zgjedhur dhe unë besoj fort që ne mund ta bëjmë dhe do ta bëjmë Shqipërinë. Unë luftoj që ta bëj alarmante këtë situatën me kriminelët që të ndërhyjmë shpejt, për të mbrojtur këtë Shqipëri turistike. Nuk vendosin ata për vendin tonë, vendosim ne. Ne duhet të përballemi me të keqen. Mes krimit të organizuar dhe politikanëve, kriminelët më të mëdhenj për mua janë politikanët. Por mos ishte kjo klasë politike, nuk do kishim këtë kriminalitet”, thotë gazetari në DritareTV.
Po ne dime nje histori interesante te gruas tende me nje biznesmen, P.GJ, qe eshte arrestuar ne resortin e ketij te fundit. Ai te fali borxhet qe kishe te kazinoja e tij apo nuk te ka treguar gruaja perse behet fjale?
Po ike more hoxheefendi se ti vetem emer-mbiemer i din krimineleve... pastaj cdo dite neper studioTv perserit po te njejten gje... aty rri me duar ne xhepa do vdesesh... dmth kur te vije vdekje natyrale se stii hedh syte njeri.
Pordhac
Po ik a te q1fja udhet ca lufton ti?! Ke nxjerre ndonje emer? Ke bere ndonje investigim? Ti flet me llogje pazari vetem. Gazetar i k4rit
U njeh gjuhën, zakonet dhe bashkëpunimin.
Ti je nje bajge pazarxhi me kriminelet. Ti ke qene ne emigracion po ike se nuk mund te jetosh duke punuar mor barkderr skraparqiu por vetem jeton duke bere llapa llapa.
megaloman....
Ja një patriot i vërtetë . Mund të rrinte fare mirë në Itali , Gjermani , Suedi ... , të luftonte edhe atje me kriminelët apo politikanët kriminelë (pasi t'i zinte shokë) , dhe t'i bënte ato vënde (nënën kuptohet) ... Po pastaj vëndin tonë kush do e bënte ??? Si përfundim Shqipëria do bëhet ! Likja nuk është vetëm ????????????????
Ne momentin qe ti ke informacione dhe nuk i jep per publikun apo organet e drejtesise, ti nuk po lufton qe ky vend te behet me i mire, por lufton per veten, qe ylli yt te ndricoje me shume ne cdo ekran dhe banak televiziv. Fenomenet dihen, nuk ka nevoje per retoriken tende te pergjithshme per te thene qe krimi ka pushtet ne kete vend dhe politika me organet e drejtesise eshte e perlyer. Per aq kohe sa ti flet as mish e as peshk neper ekrane, vec rroga jote kalon, asgje nuk ndryshon ne kete vend dhe ti s'ke pse vesh antiplumb apo te ecesh me truproja.
Nuk je bindes. Ne kemi mesuar nje gje nga Sicilia eshte se ata vrasin dhe gazetare… ne nje bot si jona ku krimi paguan vrasjen pese here me shume se ne New York … veshtire te te besojme… thuaj ate qe eshte me e aresyeshme: ti flet vetem gjera qe dihen nga prokuroria e rendi. Kurre nuk sjell gjecte re ( dhe te cfajesojvse jeta eshte e shtrenjte per cdo njeri . Dhe eshte nirmale te mbrohesh e te mbrosh familjen). Po histori “ heroi” mos na shit.
Një Bravo te madhe
Ste trembin o bir se u ke marr leket dhe u ke bere favore me dezinformacione qe ti dhe nje shoqja jote jepni dhe publikoni perdite. Çeshtje kohe sa te dalin zbardhjet e ecc dhe do dilni edhe ju trimat qe nuk trembeni nga krimi.
O Tano , po perse duhet te kesh frike ti, ti perveç se j’u ben reklame asgjë tjeter nuk j’u bën , bile ata duhet të t’ë paguajnë . A nuk I quan , të pa dukshëm , dalin ku nuk I pret , godasin me shpejtësi e saktësi , zhduken pa lënë gjurmë , të pakshëm nga kundershtarët e sidomos nga policia?
BRAVO! Keni mbeshtetjen e te gjithe shqiptareve te ndershem!
Të gjithë sufllaqe bashkie në komente patronazhistësh