Punëtori ra nga lartësia dhe humbi jetën, arrestohet 58 vjeçari në Tiranë

9 Shkurt 2025, 11:26Kronika TEMA
Punëtori ra nga lartësia dhe humbi jetën, arrestohet 58

Një 58-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë, pasi në banesën e tij ka humbur jetën një 67-vjeçar.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se shtetasi me iniciale B.K., 67 vjeç po punonte në shtëpinë e A.G., kur ra nga lartësia dhe humbi jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 58 vjeç, pasi në banesën e tij ka humbur jetën shtetasi B. K., 67 vjeç, i cili duke punuar ka rënë nga lartësia.”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

2 Komente

  1. L
    Ladi

    Çfar do me thene: arrestohet ne flagrance i zoti i shtepise? E shtyu gje ai? Duhet ti lere pas keto lloj budallalleqesh policies shtetit. Ka ardhur koha qe per keto lloj punimesh te kete nje kuader te plote ligjor - jo kap e arresto krejt kot per efekt populism...

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      lado do të thotë VARI KARËT!!do të thotë se gazekaruci i meros është aq koqe sa në titull të thotë "arrestohet 58 vjeçari" sikur problem të jetë mosha e tij dhe asgjë tjetër!!arrestimi në këtë rast është kot më kot!thjeshtë për të bërë zhurmë,për të bërë karllëkun e radhës!në raste të tilla kemi shkelje të rregullave të mbrojtjes teknike në punë,kemi punë në të zezë,por nuk kemi një krim ku mund të bëhet "arrestimi në flagrancë"!!pra arrestim në momenitn e kryerjes së krimit ose në momentet e para pasi ka kryer krimin!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje