Punonjësi humbi jetën në krye të detyrës, reagon bashkia e Durrësit

8 Janar 2026, 14:26Kronika TEMA
Punonjësi humbi jetën në krye të detyrës, reagon

Astrit Hysenaj, 54 vjeç është viktima e parë nga moti i keq në vend. 

Hysenaj dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit të martën, ditën e përmbytjeve masive në Durrës.

Ai punonte pranë ndërmarrjes komunale në plazh dhe dyshohet se ka humbur jetën në krye të detyrës.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe bashkia e Durrësit, sipas njoftimit Astrit Hysenaj paraqit në punë dhe u largua.

Njoftimi i bashkisë Durrës:

Bashkia Durrës informon se punonjësi i Ndërmarrjes Komunale Plazh, z. Astrit Hysenaj, më datë 06.01.2026, është paraqitur normalisht në vendin e punës në orën 06:00 dhe ka ushtruar detyrën deri rreth orës 10:30, kohë në të cilën është larguar nga ambientet e punës.

Rreth orës 16:00 të së njëjtës datë, familjarët e z. Hysenaj kanë kontaktuar përgjegjësin e Ndërmarrjes Komunale Plazh për të marrë informacion, pasi ai nuk ishte kthyer në banesë.

Përgjegjësi i ndërmarrjes i ka informuar familjarët se punonjësi ishte larguar nga puna rreth orës 10:30. Më pas, familjarët kanë njoftuar Policinë e Shtetit.

2 Komente

  1. X
    XXX

    Bobobo ku eshte katandisur shteti i Ismail Qemalit. Vdesin njerezit ne krye te detyres dhe institucioni ku ai punon, jo vetem qe nuk e di ku i ka njerezit por edhe e akozon se ka lene punen. Po perpelitet ne varr Ismaili i shkrete.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doktori

      O XXX . Ne se ka lene detyren dhe ka ikur kuturu,cfare duhet te bejne ata qe e donin tek puna. Mos flisni idiotlleqe!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje