Klodjan Braho zhvillon mbledhjen e parë me prokurorët si kreu i ri i SPAK: Ja porosia që u la...

8 Janar 2026, 09:56Kronika TEMA
Klodjan Braho zhvillon mbledhjen e parë me prokurorët si kreu i ri i

Ka përfunduar mbledhja e thirrur nga kryeprokurori i SPAK Klodian Braho i cili kishte njoftuar prokurorët  e posaçëm për një takim që nisi në orën 8.30.

Sipas burimeve mediatike jo zyrtare,  përveçse është prezantuar me trupën prej 19 prokurorësh të posaçëm, Klodian Braho ka prezantuar edhe lëvizjet qe firmosi javën e kaluar.

Ai vendosi shefat e tre sektorëve, Vladimir Mara për hetimin e krimit të organizuar, Dorina Bejkon për hetimin e korrupsionit dhe Altin Dumanin shef sektori për mardhëniet juridiksionale me jashtë.

Braho iu ka kërkuar kolegëve hetime efikase, të japin rezultate për dosjet e vjetra dhe të mbartura dhe që siç është shprehur Braho më tej “kanë krijuar backlog”.

1 Komente

  1. P
    Pa 21 janarin, Spak do mshel dyert

    Klodjan Baho, brave se ke filluar edhe ti ta besh vrimen ne uje!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje