U arrestuan ditë më parë në protestën e Lapajt: Gjykata e Tiranës liron katër anëtarë të “Shqipëria Bëhet”

7 Janar 2026, 14:51Kronika TEMA
U arrestuan ditë më parë në protestën e Lapajt: Gjykata

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia katër protestues që u arrestuan gjatë tubimit të thirrur pak ditë më parë nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet” dhe kryetari i saj, Adriatik Lapaj.

Bëhet fjalë për shtetasit Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj, të cilët u arrestuan gjatë protestës dhe u mbajtën në qeli deri në vendimin e sotëm të gjykatës.

Ndaj katër protestuesve, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur”.

Ndërkohë, bëhet e ditur se edhe gjashtë protestues të tjerë, të cilët morën pjesë në të njëjtin tubim të thirrur nga Adriatik Lapaj, janë proceduar penalisht. 

 

 

1 Komente

  1. D
    Demi

    Kujdes nga Llapistet- Berishist .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje