Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Itali

9 Qershor 2025, 10:55Kronika TEMA
Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Itali

Një 59-vjeçar shqiptar po lufton për jetën pasi u qëllua me armë në kokë në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Fontaniva, Itali.

Sipas mediave italiane, rreth orës 09:30, disa shoferë vunë re një çiklist në tokë dhe menduan se kishte pësuar aksident rrugor.

Pasi në vendin e ngjarjes mbërriti stafi mjekësor, u konstatua se 59-vjeçari, i identifikuar si Fatos Cenaj, kishte një plagë në kokë të shkaktuar nga një armë zjarri.

Cenaj u dërgua në spital me urgjencë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe momentalisht nuk përjashtohet asnjë pistë.

Lini një Përgjigje