Qytetarja e denoncoi se e goditi, pezullohet polici i komisariatit të Beratit

13 Gusht 2023, 09:15Kronika TEMA

Qytetarja e denoncoi se e goditi, pezullohet polici i komisariatit të

Një polic i komisariatit të Beratit është pezulluar nga detyra pasi një qytetare e denoncoi se e kishte goditur.


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore AMP (Rajoni Fier - Berat) e kallëzoi penalisht.

Bëhet fjalë për Dejvi Toska, efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Berat, “i cili me veprimet e tij ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit, ndërsa një qytetare është ankuar se është goditur nga efektivi i Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore paraprake i kaluan Prokurorisë pranë Giykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm, Berat.

Lini një Përgjigje