Ra në kontakt me rrymën elektrike në oborrin e banesës, humb jetën 29-vjeçarja në Vlorë

8 Korrik 2024, 14:56Kronika TEMA
Ra në kontakt me rrymën elektrike në oborrin e banesës,

Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rryëmën elektrike. Ngjarja ka ndodhur në lagjen '10 korriku' në Vlorë.

''Sot, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në oborrin e banesës, shtetasja Xh. B., 29 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit'',- njofton policia.

 

Lini një Përgjigje