Ra nga lartësia, ndërron jetë 60-vjeçari në Korçë

19 Tetor 2025, 12:06Kronika TEMA
Ra nga lartësia, ndërron jetë 60-vjeçari në

Një 60-vjeçar në Korçë ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:35 në lagjen nr.15 të qytetit.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtyre rasteve.

"Korçë- Rreth orës 09:35, në lagjen nr. 15, dyshohet se ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 5, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti", njoftoi policia. 

Lini një Përgjigje