Dhjetëra efektivë policie të RENEA-s dhe FNSH kanë bastisur banesën e Eljon Hatos në Grugë të Shkodrës.
Hato është një emër i njohur për drejtësinë, ndërsa njihet edhe si mik i Ervis Martinajt. Të njëjtat burime bëjnë me dije se ka pasur informacion se në ditët e fundit, Eljon Hato lëvizte përreth zonës dhe mund të ishte në banesë dhe policia ka ndërhyrë me Forcat Speciale më qëllim arrestimin e tij.
Policia ka hyrë në banesë dhe ka bërë kontroll, por nuk kanë gjetur asgjë. Gjatë operacionit, Forcat Speciale kanë qëlluar mbi qenin e shtëpisë duke e vrarë dhe kanë plagosur qenin tjetër.
Elton Hato, një emër me rekorde kriminale, ka qenë i përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë një person. I konsideruar "ushtari" i Ervis Martinajt, Eljon Hato mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal "Monopol" ku u vra Fabiol Gaxha.
Më 12 maj të vitit 2014, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç nën efektin e alkoolit ka vrarë një moshatarin e tij pas një sherri banal.
Vrasja e Indrit Hyllit në vitin 2014
Në fshatin Zus në Shkodër, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç, ka vrarë Indrit Yllin si edhe ka plagosur Jetmir Mollën. Policia sqaroi asokohe se autori dhe viktima, bashkë me të plagosurin ndodheshin së bashku në një lokal dhe pas një debati banal, Hato ka nxjerrë armë e tij dhe ka qëlluar në drejtim të Indrit Hyllit por vetëm një vit më pas, në 2015-ën pasi ndodhej në burgun e Shën-Kollit, Eljon Hato, u akuzua se porositi vrasjen e mjekut radiolog të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli. Hato kishte “pajtuar” një 21-vjeçar i cili do të kryente vrasjen, por fatmirësisht policia, falë të dhënave në rrugë operative, arriti ta parandalonte ngjarjen e rëndë.
Çfarë e shtyu Eljon Haton të paguante për kokën e mjekut?
Në 2015-ën, djali i doktorit Agron Terrolli, kishte plagosur me armë zjarri pa leje një person duke e lënë të paaftë fizikisht dhe dënimin për këtë vepër penale e ka kryer në burgun e Shën Kollit, ku qëndronte për të vuajtur dënimin edhe Eljon Hato. Policia u përqendrua asokohe në pistën e një hakmarrjeje të mundshme të Hatos ndaj djalit të mjekut.
Lini një Përgjigje