
Kanë dalë pamjet e para nga salla e gjyqit në Greqi, ku 50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin pasi mësoi se ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën 18-vjeçare për 9 vite me radhë, është liruar nga burgu dhe është lënë në “arrest shtëpie”.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, 50-vjeçari është lënë përkohësisht në ‘arrest shtëpie’, në shtëpinë e vajzës së tij, derisa këshilli gjyqësor të vendosë për të pas pesë ditësh.
50-vjeçari akuzohet për ‘vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore’, ‘përdorim të armës’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.
Vajzat e tij u përlotën sapo u shpall vendimi
Vajzat e 50-vjeçarit shpërthyen në lot kënaqësie dhe gëzimi pas vendimit për ta liruar me kushtin e vetëm kufizues, qëndrimin në shtëpi. Burri dhe avokatët e tij dolën para prokurorit për rreth dy orë.
Alexis Kougias , njëri nga dy avokatët e të pandehurit, në deklaratat e tij më herët dhe para se babai i 18-vjeçares të lirohej, kishte deklaruar se 50-vjeçari nuk është kriminel dhe duke e karakterizuar çështjen si “e vështirë”, pasi “duhet të evidentohen rrethanat reale të krimit, por edhe rrethanat që i kanë paraprirë si dhe personaliteti i autorit”.
Kujtojmë se kunati 33-vjeçar që mbeti i vdekur pas sulmit me armë të 50-vjeçarit, përveçse e kishte përdhunuar 18-vjeçaren, e shantazhonte vazhdimisht me videot intime, në mënyrë që të përfitonte para nga ajo.
Me behet shume qejfi per vendimin e marre dhe mirekuptimin e treguar ndaj nje babai qe mbron femijen.
Dhe kaqe shum ndenji brenda, zakonishte ne greqi per vrasje te ketij lloi dalin mbas 24 oresh.
Paska marre avokat te mire dhe me shume reputacion ne Greqi. Aleksis Kujas eshte nona. Mos i ndodhte kujt ajo qe i paska ndodhur ketej babai. I jane errur syte dhe mori hak.