“E pyeta pse më kishte përdhunuar vajzën, ai filloi të tallej…” - Zbardhet dëshmia e Fatmir Tarellarit: Më shkatërroi fëmijën

16 Janar 2024, 09:21Kronika TEMA

“E pyeta pse më kishte përdhunuar vajzën, ai filloi të

Fatmir Tarellari, i cili vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani, pasi zbuloi se i kishte përdhunuar vajzën prej 9 vitesh, është liruar nga qelia nën masën e siguriës “Arrest shtëpie”.

Para gjykatës greke, 50-vjeçari ka përshkruar të gjithë makthin e përjetuar që më datën 7 janar kur u informua nga pronarja e shtëpisë ku banonte vajza e tij se qiraja nuk ishte paguar.

Po i bërtisja ‘pse më përdhunove fëmijën’ dhe ai po tallej me mua. Po e futa në shtëpinë time, e ndihmova financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë”, tha Fatmir Tarellari.

Ndërkohë vajza 18-vjeçare ishte në shtëpinë e motrës së saj në Volos, kur i ati i kërkoi shpjegim, por nuk iu përgjigjën në telefon. Pasi nuk arriti dot të kontaktonte me 18-vjeçaren, shkoi për t’i takuar dy vajzat e tij.

Në bisedën mes babait dhe vajzës, 18-vjeçarja i tregoi të atit se paratë e qirasë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë do t’i tregonte familjes dhe gjithë botës fotot e videot që kishte në posedim, ku ajo ishte filmuar nga 33-vjeçari gjatë aktit seksual.

Por vajza nuk ka zbuluar emrit e personit që e ka për dhunuar dhe shantazhuar. Megjithatë 50-vjeçari ka mbështetur vajzën e tij dhe i ka qëndruar në krah.

Ai nuk e mendoi për asnjë moment mjedisin e mbyllur shoqëror ku jetonin dhe i kërkoi të bënte padi, ndërkohë që i kërkoi një psikolog.

50-vjeçari fajësoi veten për faktin se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë po përjetonte fëmija i tij për kaq shumë vite.

Ai u fiksua për të zbuluar se kush kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar të bijën, sipas dëshmisë së tij për hetuesit.

Mëngjesin e së martës së kaluar, 18-vjeçarja më në fund zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj.

E kam mbështetur, e kam ndihmuar financiarisht, e kam futur në shtëpinë time dhe më ka përdhunuar fëmijën. Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”, ka thënë 50-vjeçari.

Në pamundësi për të menaxhuar atë që po ndodhte, ai u largua nga Volos për t’u rikthyer në Argalasti.

Atje nuk pushoi dot dhe donte t’i kërkonte kunatit një shpjegim. Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai ka marrë me vete edhe pushkën që posedon ligjërisht, mësohet të ketë thënë Fatmir Tarellari.

Ai nuk e ka telefonuar vetë 33-vjeçarin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por i ka thënë bashkëshortes së tij që t’i telefononte dhe të shkonte ta ndihmonte për të ndryshuar gomën e makinës pranë hyrjes së Volos.

33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt të rrugës, e ka kaluar dhe është nisur drejt 50-vjeçarit.

Pse më përdhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i bërtiti 50-vjeçari kur e pa.

Por kunati i tij, jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por përkundrazi ka buzëqeshur dhe duke vrapuar, duke ndryshuar vazhdimisht drejtime, ka tentuar ta sulmojë dhe t’i marrë armën.

Si e përshkruan ai vrasësin?

Për t’u mbrojtur, 50-vjeçari tha se e ka goditur me tytën e armës 33-vjeçarin në kokë dhe gjoks dhe ai ka rënë përtokë.

Por Erjon Pelivani u ngrit dhe e sulmoi përsëri. Pastaj 33-vjeçari, sipas dëshmisë së autorit, tentoi t’i hiqte armën, por gjatë përleshjes është tërhequr këmbëza dhe është qëlluar për vdekje.

Ai u kthye në Volos, shkoi në shtëpinë e vajzës së tij pa treguar se çfarë kishte ndodhur dhe prej andej shkoi në zyrën e avokatit të tij.

Unë telefonova policinë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur. Më pas u dorëzova”, përfundoi ai dëshminë.

17 Komente

  1. T
    T

    Bravo ja ke ber aq mire sa ska .

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zigur

      Hallall..

      Përgjigjjuni
      1. a
        accidentally_genius

        je prind shembullor...cdokush ne vendin tend si ti do vepronte por edhe me ashper mbase.. mos e provofte njeri ate qe ke perjetuar ti or njeri i mire.. nje gabim ke bere... pse nuk je prishe kufomen me cte mundeshe ,, mos te kishe as varr qeni... fale vajzen dhe mos ja permend kurre , se e lendon akoma me shume,, ska faj e gjora ,, femije ka qene..

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nuku

          Te lumte dora ke hequr nje moster. Mos i ndodhte kujt kjo fatkeqesi.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Emilioe

            Bravo bravo kete duhet te beje nje baba per femijen e tije dhe nje bravo te madhe per gjykaten greke qe se futi ne burge rrespekte pa kufi per kete baba trime

            Përgjigjjuni
            1. b
              besnik

              o trap po vajzen per ca duhet ta fali? vajza eshte viktima. ai duhet ti kerkoje falje gjithe jeten qe nuk e mbrojti dot.

              Përgjigjjuni
            2. M
              Malo

              I ka dhene ate cfar ka merituar

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bravo

                Nje pedofil me pak ne bote.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rampall

                  Me gjith shpirt: TË LUMTË DORA!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Asd

                    Shume mire qe gjykata greke e ka nxjerre nga burgu. Shpresoj ti japin pafajsine. Babai duhet te kthehet tek vajzat e tij.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Emigrantja

                      As vrasje nuk mund te quhet ne keto kushte, por totalisht nje drejtesi e vene ne vend. Ai mostra edhe pse i la gjalle i ka vrare përjetësisht ne shpirt! Babait i lumte! Zoti i ndihmonte dhe sherofte shpirtin e vrare per vajzen!

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Era

                        Bravo zotit Fatmir,Bravo drejtësis Greke.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Ndryshe

                          Nje monster me pak. I lumte dora!

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Isa

                            Hallall.Pushka top

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Liri

                              Vellai yne shqiptar. Te bekofte Zoti.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bolena

                                Kesaj here gjykatesi grek meriton respekt. Ka dhene drejtesi. Urojme qe babai te dale i pafajshem se na ka shpetuar nga nje monster.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje