Saimir Sulën e sollën pa zemër nga Spanja,e motra dyshon për trafikim organesh

22 Janar 2023, 19:50Kronika TEMA

Saimir Sulën e sollën pa zemër nga Spanja,e motra dyshon për

Saimir Sula, i riu që u nis në Spanjë për kurim nga Covid dhe u kthye i vdekur, është bërë arsyeja e shumë protestave nga motra e tij, në kërkim të drejtësisë për zbardhjen e ngjarjes.

Majlinda Sula, e shoqëruar nga familjarë dhe qytetarë të shumtë ka qenë sot në një protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë. Kjo nuk është prostesta e saj e parë, e siç lajmëron ajo nuk do të jetë as e fundit, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes që i morri jetën vëllait të saj. Majlinda kërkon nga shteti Shqiptar hetimin e kësaj ngjarje të rëndë pasi ajo dyshon se fshehur saj dhe çdokujt tjetër, spitali në Madrid ku ishte shtruar vëllai i saj, i ka marrë atij zemrën për tja trafikuar. Për shumë kohë ajo ka kërkuar një ADN të zemrës tij por spitali nuk pranon të japi një të tillë pasi nuk e ka zemrën.

Shteti jonë akuzon Spanjën për trafikim organesh është shprehur motra e Saimirit dhe nuk ka si kërkon zbardhje të ngjarjes nga autoritetet spanjolle. Gjithashtu ajo përmend se turistët spanjoll u trembën nga një pronar lokali në jug të vendit dhe Edi Rama i shkatërroi lokalin dukeja hedhur në tokë madje e futi dhe në burg Mihal Kokëdhimën vetëm se u trembën turistët, ndërsa një shqiptari i marrin zemrën në Spanjë, kryeministri nuk ka asnjë lloj reagimi dhe nuk i kërkon asnjë llogari shtetit Spanjoll. Ajo gjithshtu thotë me bindje se zemrën ja kanë marrë vëllait të saj dhe para se ai të gjente vdekjen e ka telefonuar dhe e ka thirrur për ndihmë.

Majlinda ka thënë se protestat e saj nuk kanë qenë vetëm në Shqipëri por ka organizuar protestë dhe në Spanjë. Muajin e ardhshëm ajo lajmëron se do të zhvillojë protestë përpara Parlamentit Europian në Bruksel.

“Është shumë e çudtishme që për 30 muaj as shteti jonë as spanjoll nuk ka bërë asnjë lloj hetimi. Nuk mund të kërkosh ADN e një zemre të bëhet në Spanjë kur ti akuzon për trafikim organesh”, ka thënë ajo.

1 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    m'Albanistan mund ti grabiteshin edhe organe te tjera,kshq...... rahmet past.

    Lini një Përgjigje