Sekuestrimi i pakove me kokainë në furgonin me targa angleze në Portin e Durrësit, lihen në burg dy të arrestuarit

28 Maj 2024, 14:04Kronika TEMA
Sekuestrimi i pakove me kokainë në furgonin me targa angleze në

Gjykata e Durrësit vendosi masën “arrest në burg” për dy personat që u arrestuan në Portin e Durrësi me 7 pako kokainë në furgonin me targa angleze.

Mbrojtja kërkoi arrest në shtëpi për ta ose garanci pasurore, por kjo nuk u mor parasysh nga trupa gjykuese.

Seanca ndaj 38-vjeçarit Arjan Doçi dhe 39-vjeçarit Mentor Çuni, kushërinj, djem tezesh, u zhvillua me dyer të mbyllura.

Kompania “Bledi Trans” së cilës i përket furgoni ku u gjet kokaina është në pronësi të Fatbardh Çunit emigrant prej 11 vitesh në Angli.

Mentor Çuni, vëllai i Fatbardhit ka pranuar që ka marrë porosinë e drogës nga një person të cilit ia ka dhënë dy ditë para nisjes furgonin dhe ndërhyrjen në të e ka bërë ai.

Kompania“Bledi Trans” transportonte sende dhe pako nga komuniteti shqiptar në Angli dhe i sillte në Shqipëri. Furgoni ndiqte itinerarin Shqipëri – Itali – Angli.

Sipas informacioneve, vijojnë hetimet për të implikuar të tjerë në këtë rrjet trafiku droge.

Gjatë kontrollit të furgonit me targa angleze me destinacion Britaninë e Madhe, kokaina u gjet brenda fundit të dyfishtë të krijuar në mjet, poshtë sediljes së shoferit.

Kokaina ishte paketuar në qese vakumi për mos t’u kuptuar nga qentë anti-drogë.

Lini një Përgjigje