Një sherr me armë të ftohta ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Siç bën me dije policia, në rrugën Prek Cali rreth orës 18:30 , V.D., ka goditur me thikë për motive të dobëta, Pjetër Guralecin, 33 vjeç.
Ky i fundit ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, vijojnë hetimet për sqarimin e ngjarjes dhe kontrollet e policisë për kapjen e autorit të dyshuar.
Njoftimi
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në sheshin “Prek Cali”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. G., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.
Jane dugagjini jo shkodran, shkodranet jane djepi kultures, me zbritjen e dugagjinit ne shkoder cdo gje ka shkuar keq sepse e kane te veshtire te civilizohen, po Mundohet Edi Rama duke jua bere kullat rrafsh me toke bajraktareve te dugagjinit, po qendroi shume Edi Rama besoj se dhe dugagjini avash avash do i shkurtohet bishti por gjithnje kerkon kohen e vet.