Nuk njihej me Adrian Shatkun? Eriol Brahimllari dëshmon në SPAK: Biznesmeni ka paguar për LSI-në dhe Metën

20 Korrik 2025, 15:42Kronika TEMA
Nuk njihej me Adrian Shatkun? Eriol Brahimllari dëshmon në SPAK:

Një dëshmi e dhënë në SPAK nga Eriol Brahimllari që rezulton të jetë njohje familjare e Monika kryemadhit dhe kushëri i Endrit Brahimllarit ka rrëzuar deklarimet e Ilir Metës ku ky i fundit ka treguar se nuk ka pasur lidhje të afert me biznesmenin Adrian Shatkun.

Sipas Eriolit i cili është marrë në pyejte nga SPAK, Adriani kishte një marrëdhënie të konsoliduar me drejtuesit e LSI-së para se ai të angazhohej në LSI.

Adrian Shatku, në dijeninë time, thotë Eriol Brahimllari ishte një biznesmen shqiptaro-amerikan që kishte një biznes të suksesshëm në Amerikë, dhe që ndihmonte LSI-në me eksperiencën dhe ekspertizën e vet.

Nga nje dokumet zyrtar që Ora News disponon Eriol Brahimllari, pyetjes sa herë ishin takuar me Adrian Shatkun dhe kush ka qenë tjetër i pranishëm gjatë udhëtimeve në Amerikë, me kryetarin e Kuvendit, Z. Ilir Metaj, i është përgjigjur se “Une kam qenë i pranishëm në të paktën më shumë se nje takim me Adrian Shatkun.

Prania ime në takimet që Kryetari i Kuvendit, Ilir Metaj ka zhvilluar me Adrian Shatkun dhe persona të tjerë, ka qenë sipas kërkesës së Kryetarit të Kuvendit.

Po nga dosja rezulton se biznesmeni ka paguar një shumë prej 1.183.104 lekë në Hotel Rogner për shpenzime të akomodimit të John Moreira dhe përfaqësuesve/punonjësve të tjerë të JPM Strategic Solutions, ndërkohë që është vërtetuar që ata kanë ardhur në Republikën e Shqipërisë, për të ofruar shërbime konsulence ku përfitues është Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Ilir Metaj.

Nga qelia e burgut Ilir Meta nëpërmjet një statusi ka bërë thirrje SPAK që të marrë në pyetje dy kushërinjtë Erion dhe Endrit Brahimllari pasi sipas tij kanë dijeni mbi kontrat e LSI.

3 Komente

  1. k
    k

    Fshatari injorant like-floriri,shpresonte se mjaftonte te mohonte si femijet e klases se pare me insistim, që nuk e njihte dhe kjo do ishte e vërteta juridike që do merrej parasysh ne gjykate.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sotiri

      Adrian Shatku nuk është asnjë lloj kusherilleku me Monikën. Adriani mund të ketë ndonjë lidhje me Emën, por asnjë lloj lidhje me Monikën. Kjo është sajesë e krijuar nga Monika

      Përgjigjjuni
      1. k
        kirurg

        Me mbiemrin Shatku janë nga Dibra e Madhe...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje