Vijon radha në pikën kufitare të Qafë-Botës, situata ende problematike! Pala greke po punon vetëm me një sportel

20 Korrik 2025, 10:51Kronika TEMA
Vijon radha në pikën kufitare të Qafë-Botës, situata

Edhe pse ka një ulje të lehtë të numrit të qytetarëve që presin në radhë në pikën kufitare të Qafë-Botës, situata mbetet ende problematike.Radha nis që nga sheshi i hyrjes dhe shtrihet deri në doganën greke, ndërsa fluksi i madh i udhëtarëve vijon të përballet me vonesa të gjata.

Burime nga autoritetet kufitare bëjnë me dije se kjo ulje e lehtë e ritmit nuk vjen si pasojë e përmirësimit të procedurave të kalimit, por për shkak se shumë qytetarë, të informuar për situatën e rënduar nga mediat, po zgjedhin të kalojnë përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Kjo alternativë, ndonëse më e kushtueshme, ofron kohë më të shkurtër pritjeje. Radhët dhe vonesat vijojnë në Qafë-Botë për shkak të mënyrës së organizimit të punës në doganën greke, e cila operon vetëm me një sens qarkullimi në të njëjtën kohë ose hyrje, ose dalje çka sjell ndalesa të gjata për udhëtarët në të dy krahët e kufirit.

Për më tepër, pala greke operon vetëm me një sportel, në krahasim me sportele të palës shqiptare, që janë në funksion të dyanshëm.

Në fillim të javës pritet zëvendësimi i personelit dhe marrja e masave për lehtësimin e qarkullimit në këtë pikë kufitare, ndërsa fluksi pritet të rritet në ditët në vijim për shkak të kulmimit të sezonit veror.

 

4 Komente

  1. B
    Byektore Shqupi

    Ka 30 vite që ky fenomen përsëritet ne pikat kufitare Greqi-Shqipëri në sezonin turistik. Normalisht e vetmja arsye është sabotimi nga pala greke me qëllim që të bezdisin turistët.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bobi

      Qafe Bota pervec qe s'ka polica mjaftueshem, tani s'ka as doganjere nga pala greke sepse u arrestuan te gjithe. Prilli, Korriku, Gushti dhe Dhjetori jane muaj shume te keqinj per te udhetuar ne keto pika kufitare. Fatkeqsisht shumica vetem atehere ka leje keshtu qe eshte problem. Plus qe infrastruktura eshte shume e vjeter nga pala greke. Kompjterat e tyre me gjithe mend jane varri leshte dhe te vjeter me Windows XP. Ne behar nuk hapen dot nga temperaturat e procesorit qe jane mbi 70 grade! Jane si makina pa antifriz, gjithe pasta termike ka ikur pas 20 vitesh pune dite e nate!

      Përgjigjjuni
      1. H
        Henk

        Bobi : meqenëse problemi i kësaj kasaphane çdo vit na qenkan kompjuterat e vjetër atëherë perse shteti grek nuk blen ca kompjutera të rinj dhe puna të ecë normalisht dhe mos të ketë radha kilometrike dhe njerëzit mos të vuajnë në të nxehtë e në të ftohtë duke pritur?? Përse nuk i thua gjërat qartë, troç, është thjesht moskokëçarje e shtetit grek, biles unë do guxoja ta quaja më shumë se moskokëçarje, mendoj që e bëjnë enkas, duan të na shohin të vuajmë. Nuk ka mundësi që për 30 vite rresht të vazhdojë e njëjta histori për shkak disa.. kompjuterëve. Nuk i ha njeri këto përralla.

        Përgjigjjuni
      2. ?
        ???

        Dogana Greke në Qaf-Botë hapet në orën 8 mund ta hapin pak më herët që të mos bëhet fluks,grekët leverdi kanë nga turistët shqiptar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje