Mjeku Doris Sholla raportohet se është dhunuar nga një punonjës i Spitalit të Lushnjës, për shkak të dyshimeve të këtij të fundit, se i thërriste gruan orar pa orar në punë.
Gruaja e agresorit Altin Alla, punonte si infermiere në spital.
Ndërkohë, vetë 54 vjeçari ishte punonjës oksigjenist dhe për shkak të dyshimeve se mjeku Doris Sholla e thërriste qëllimisht gruan e tij në orare të ndryshme në punë, kanë pasur fillimisht debat verbal.
Duke qenë se situata kishte shkuar në pikën ku nuk mund të zgjidhej gjë me dialog, oksigjenisti Altin Alla është përfshirë në një përleshje fizike me mjekun 31 vjeçar Doris Sholla.
Rasti ka përfunduar në Polici dhe raportohet se efektivët e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë arrestuar punonjësin Altin Alla, sepse dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me mjekun e spitalit, Doris Sholla.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lushnjës, për veprime të mëtejshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin A. A., 54 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës (oksigjenist) në spitalin e Lushnjës, pasi është konfliktuar në ambientet e spitalit, me shtetasin D. Sh., 31 vjeç, mjek në këtë spital, për motive të dobëta.
Duhet tē largohen qē tē dy nga puna, pērgjithmon t'ju hiqet liçensa, mbase nē Gjermani, do ken mundēsi ta ndihmojn vēndin me ekonomit e tyre.Pēr momentin jan tē dēmshēm dhe aspak tē dobishēm pēr shoqērin.Se kuptoj si kan arritur tē diplomohen, me aq tru sa ka rēnē nē sy. Ministria shēndetēsis tē marri masa qē raste tē tilla tē mos plasin si gështenja nē zjarr.
Ta zgjidhin drejtesia! Eshte zone private Jo fjale te pa kontrodhuara
Nese i nga muar gruan, Mire ja ka bere.Te ngacmoje gruan e tjetri dhe reagimi te quhet: “per motive te dobta”.
Thoni Ju per motive te dobta,por mund te kene qene edhe motive shume te forta. Kjo pergjegjesi bie edhe mbi gruan. si duket do kete ngrene hudher qe oksigjenistit i ra era. Orar pa orar mund te thirret 1,2,apo tri here ,por si duket kjo ka qene e vazhdueshme..... . Si e nderlikuar çeshtja.
Ky 54 vjeçari vetem me pas grun infermjere nai supermiss ose ai 31 vjeçari ka qene toyboy i infermjeres.
Ore çfar moshe kishte kjo infermierja se ky gomarin 54 doktori 31 vjeç po infermjerja sa vjeç ka qene se po ka qene mbi 50 ajo nuk eshte per pune tjeter .