Sherri që degradoi në përdorimin e armës në Tiranë - Zbardhet dinamika, si nisi konflikti mes 7 personave

17 Prill 2025, 10:29Kronika TEMA
Sherri që degradoi në përdorimin e armës në Tiranë

Disa persona janë përfshirë në një sherr mbrëmjen e djeshme në Tiranë që ka degraduar deri në përdorimin e armës.

Ngjarja ka ndodhur brenda një restoranti në rrugën “Sami Frashëri”, ku 7 persona ishin të ulur bashkë në një tavolinë, ndërsa dy prej tyre janë konfliktuar me fjalë dhe më pas kanë goditur njëri-tjetrin.

Për motive ende të paqarta, ata janë ofenduar dhe përplasur fizikisht, duke përdorur edhe karrige, ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Ndërkohë, një person ka mbetur i plagosur, pasi është goditur disa herë me qytën e pistoletës nga një prej pjesëmarrësve në sherr.

Pas sherrit ata janë larguar me 4 makina me shpejtësi nga vendi i ngjarjes për t’i shpëtuar policisë.

Sapo ka mbërritur brenda në lokal policia ka konstatuar një gëzhojë dhe po ashtu ka sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë e cila ishte lënë brenda në restorant nga autori, pasi dyshohet që gjatë përleshjes fizike i ka rënë në tokë.

Arma është dërguar ne laborator për t’u bërë ekspertiza për të zbuluar ADN dhe shenjat e gishtave.

Deri më tani, nuk ka asnjë informacion rreth identitetit dhe moshës së të plagosurit, apo të personave të tjerë të pranishëm në vendngjarje, ndërkohë që ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia.

2 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni.......

    Pune korrakesh varu kkkk.....e fillojne duke u puthur(si poutana) e perqafuar,pas birres se pare se shpejti fillon diskutohet me ze te larte,sa te tjeret perreth duhet te shqetesohen. Pas birres se dite,fillojne te cjerrat....pas te tretes fillojne sharjet me nene e moter....pas te katertes nxirren hanxhare e kobure.....haos,perfundimi:3 te plagosur, 2 te vdekur..... turkish hajeng merr fund. Dita e neserme dite mortore,sunitit viktime i behen takatet/nderimet e fundit duke u percjelle ne boten tjeter. Te neserme fillon diskutohet per hakmarrje..... black list continue, gezuar ramazonin. Keta jane muslimon brothers m'Albaniston e mbare boten.... bisht qeni!

    Përgjigjjuni
    1. j
      jam grekqiri gabel

      Ti grekqiri ke probleme të rënda psikologjike

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje