Shfrytëzonin një shtetase për prostitucion, arrestohen 4 persona në Durrës

17 Qershor 2023, 14:19Kronika TEMA

Shfrytëzonin një shtetase për prostitucion, arrestohen 4 persona

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen për ushtrim prostitucioni. Në kuadër të operacionit të koduar Floëer është bërë i mundur ndalimi i katër shtetasve dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, pas një hetimi katërmujor, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Floëer”, si rezultat i të cilit janë arrestuar shtetasit: Banush Kanani, 25 vjeç, banues në Fier dhe Xhuljano Kollçaku 30 vjeç, banues në Kavajë, si dhe  një 22 vjeçare për veprat penale “Ushtrimi i prostitucionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion shtetasen 22 vjeçaren duke i siguruar asaj klientë të ndryshëm dhe hotele në qytetet e Durrësit, Kavajës, Lushnjes dhe Fierit, kundrejt pagesave që varionin nga 80-150 euro.


Gjithashtu, këta shtetas siguronin automjetet me të cilat transportonin këtë shtetase dhe merrnin personat që kishte kontaktuar ajo, me qëllim ushtrimin e prostitucionit në ambiente të ndryshme në qytetet e sipërpërmendura.

Gjatë kontrollit fizik, të resë iu gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu I arrestuar në këtë operacion është edhe Endri Zeqiri 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Ndërkohë në cilësinë  eprovës material është sekuestruar 300 000 lekë, 200 euro, 5 celularë, një automjet dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.


Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme.

1 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Mos i çuditeni me keto bema se jetojm ne kapitalizem,sistem qe pa keto dhe krime,ai nuk ka jete.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje