Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi shiste produkte bujqësore të skaduara, të cilave u kishte ndryshuar datën.
Sipas bluve të kryeqytetit, të riut me iniciale E. D., 35 vjeç, iu gjetën nga punonjësit e AKU-së në magazinën e tij në Fushë Krujë një sasi e konsiderueshme produktesh bujqësore, me afat përdorimi 2 vjet nga viti i prodhimit, të cilave ai iu kishte vendosur etiketa që përcaktonin afat përdorimi 3 vjet nga data e prodhimit.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas po ashtu ka shitur një sasi të konsiderueshme produktesh bujqësore për mbrojtjen e bimëve, të cilave iu ka shtyrë afatin e skadencës, me 1 vit më shumë se ai i miratuari nga Ministria e Bujqësisë.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, qindra etiketa me ngjitje, në të cilat ishte ndryshuar afati për përdorimin e produkteve bujqësore.
“Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka shitur një sasi të konsiderueshme produktesh bujqësore për mbrojtjen e bimëve, të cilave iu ka shtyrë afatin e skadencës, me 1 vit më shumë se ai i miratuari nga Ministria e Bujqësisë.
Gjatë kontrollit të kryer në bashkëpunim me punonjësit e AKU-së, në magazinën e këtij shtetasi, në Fushë Krujë, u konstatua një sasi e konsiderueshme produktesh bujqësore, me afat përdorimi 2 vjet nga viti i prodhimit, të cilave ky shtetas iu kishte vendosur etiketa që përcaktonin afat përdorimi 3 vjet nga data e prodhimit”, bëri me dije policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
si ka mundesi perseri lolok malok,