Shkaktoi aksidentin me dy viktima në Vlorë, arrestohet 28-vjeçarja italiane

2 Shtator 2025, 10:22Kronika TEMA
Shkaktoi aksidentin me dy viktima në Vlorë, arrestohet

Një 28-vjeçare italiane është arrestuar nga policia e Vlorës pasi dyshohet se ditën e djeshme ka shkaktuar aksidentin e rëndë në aksin Fier-Vlorë, si pasojë e të cilit mbeten viktimë dy personat që udhëtonin në mjetin me të cilin u përplas e reja.

Nga aksidenti në vendin e ngjarjes humbi jetën drejtuesi i kamionçinës 63-vjeçari Ferdinant Hasani. Gjithashtu si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, 47-vjeçari Artan Muho banues në Vlorë.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasen italiane 28 vjeçe, banuese në Napoli, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin në afërsi të vendit të quajtur “Kripa”, në autostradën “100 Vjetori”, është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionçinës, shtetasi 63 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi 47 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë./ TemA (S.P)

7 Komente

  1. E
    E vertet

    100% nuk kane patur rripin, te vjen keq nje tragjedi qe mund te shmangej.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Burundi

      Cte duhet makina ne shqiperi mi qyqe,,,un jam shqiptar e se mar munimin me ik me makine ne shqiperi,,,edhe pse kam 25 vjet kamionist ne evrope,,,nuk e shikon qe ngelen kanaleve perdite me byth perpjete,,,

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arber

        Pse, sipas teje ne Napoli ngasin makinen me mire se ne Shqiperi? Nuk kuptoj pse gjithmone flisni keq per vendin tuaj , thua se bota eshte fushe me lule e ne jeni Burundi. Tashme te gjithe keni qene neper bote ose jetojme jashte Shqiperise, njohim se si jane gjerat.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          QEROSI

          Drejt e ke ti or mik por ne vendet e tjera i japin zgjidhje.. Ne Shqiperi vazhdojne neper kanale me bythen perpjete pa pike ndergjegje a thua se kane nga dy jete nje ta fal e nje ta mbaj.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hysa

            Fatkeqesisht me statistike ne Shqiperi ka 12 fatalite nga aksidente automobilistile per 100,000 banore ne vit ndersa ne Itali rreth 5. Per krahasim ne Britani eshte 2.7.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Burundi

              Arber,,nuk permenda as napoli dhe as Milano,dhe as durres dhe as vlore,,,shqipet ne pergjithesi jan grop me makinat,,,dikur na ngjiten fajin neve te emigracionit qe vinim ne gusht se iknim shpejt dhe nuk respektonim rregullat,,ai bariu me mercedes respektonte rregullat, me patente te blere,,,,iknim ne mbas gushtit,,,prap shqipet neper kanale dhe ne humnere me byth perpjete,,,Burundi eshte per menyren se si ngasin mjetet,,,lene patriotizmin

              Përgjigjjuni
          2. M
            MERO

            PO KJO VAJZA ESHTE ITALIANE ME ORIGJINE SHQQIPTARE, PER TE MOS I THENE SHQIPTARE JA. SNA E THATE EMRIN SE VE BAST SE E KEMI ME PRINDER NGA KANINA

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje